Fontanë dëshirash

Kultura

Fontanë dëshirash

Nga: Jan Kosova Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:50
Jan Kosova

 

Edhe nëse jeta është fajtor për vuajtje dhe lot
Nuk besoj se lodhet jeta kur ne ia hedhim fajin
Mbetet enigmë, fontanë dëshirash s'bëhët dot
Herë të sjellë buzëqeshjen e herë të sjellë vajin

Edhe unë me jetën kam gjëra të pa s'qaruara
Shpesh e kam bërë fajtore për secilën vuajtje
Kam pasur dëshira dhe ëndrra të parealizuara
Por kurrë nuk ma vuri veshin, ka vazhduar tutje

Edhe nëse këtë jetë për gjithçka unë e fajësoj
Po në të njëjtën kohë edhe e kam falënderuar
Se ishte mu kjo jetë që mua dhe ty na bashkoj
Kurse dashurinë tonë me tri lulet e ka bekuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat