Ura antike e Rogovës së Gjakovës

Kultura

Ura antike e Rogovës së Gjakovës

Nga: Haxhi Mehmetaj Më: 13 shtator 2020 Në ora: 08:30
Ura antike e Rogovës (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj)

Ura i takon antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit dhe radhitet nder urat më të mëdha e me të vjetra të drurit në Gadishullit Ilir. Toponimi Sakrarnica më origjinë latine ( latinisht sacer, shqip i (e) shenjtë),është dëshmi bukur e sigurt për rrënjët e legjendës së flijimeve njerëzore që nga antikiteti dhe mbijetesën e saj deri ne ditët e sotme përmes Urës së Fshejtë, në afërsi të fshatit Fshejt, sikurse edhe origjinës se lashtë të emrit të këtij fshati.

Rreth 1 km në periferinë juglindore të fshatit Rogovë të komunës së Gjakovës, mbi shtratin e lumit të Drinit të Bardhë, në toponimin Sakranica, në një degëzim të rrugës antike Lissus – Naissus dhe të rrugës mesjetare Via De Zenta janë zbuluar gjurmët e një ure  të vjetër. Arkitektura e urës përbehej nga guri dhe druri. Dyshemeja ka qenë e ngritur prej konstruksionit të drurit dhe mbështetej në katër këmbë të gurit, të ngritura mbi shtratin e lumit dhe në të dyja anët mbi dy masive bregoresh të mureve prej guri. Ruhen ende mirë masivet e bregoreve të anës së djathtë të lumit, të vendosura paralel njëra me tjetrën në një distancë 8.10m. Njëri mur ruhet në lartësi 1.90m,gjatësi 3.00m dhe gjerësi 2.90m, kurse tjetri me lartësi 2.50m,gjatësi 3.10 dhe gjerësi 2.70m.

Muret e bregoreve të urës kanë qenë të ngritura më gurë mesatar dhe blloqe gurësh përmasash 30 x 60cm, të lidhur më llaç gëlqereje cilësore të ngjyrës së bardhë, në alternacion më tre deri në katër breza gurësh në përngjasim të teknikës opus mixtum, ku në vend të rreshtave të tullave janë venë në përdorim rrasat e gurëve. Ndërsa bërthama e murit është mbushur në trajtë të betonit romak. Në të dyja muret kanë mbetur vrimat e trarëve të drurit përmasash 15 x 18cm, të cilat përshkonin terë gjatësinë e murit. Sipas distancës së skajeve të mureve të bregoreve dhe distancës së mesit të mureve rezulton qe ura ka qenë e gjatë 71m dhe e gjerë 8.10m.

Ura i takon antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit dhe radhitet nder urat më të mëdha e me të vjetra të drurit në Gadishullit Ilir. Toponimi Sakrarnica më origjinë latine ( latinisht sacer, shqip i (e) shenjtë),është dëshmi bukur e sigurt për rrënjët e legjendës së flijimeve njerëzore që nga antikiteti dhe mbijetesën e saj deri ne ditët e sotme përmes Urës së Fshejtë, në afërsi të fshatit Fshej, , sikurse edhe origjinës se lashtë të emrit të këtij fshati. Pranë urës ndodheshin gjurmët e një vendbanimi dhe të një stacioni rrugor poashtu të periudhës antike. ( Nga libri : H. Mehmetaj, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Gjakovës, Prishtinë 2019, 38-39,fig.37-39.).  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat