Ndërron jetë këngëtari i folklorit, Isë Llapqeva

Kultura

Ndërron jetë këngëtari i folklorit, Isë Llapqeva

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:38
Isë Llapqeva

Sot (e martë) ka ndërruar jetë edhe këngëtari i njohur i folklorit shqiptar, Isë Llapqeva, në moshën 76 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social, Facebook, vëllai i tij njëherësh këngëtari, Hamz Llapqeva.

Ai po ashtu njofton se varrimi i të ndjerit do bëhet ditën e sotme në varrezat e Prizrenit.

Ky është njoftimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Njoftim:

Miq dhe dashamirë tē nderuar, ju njoftojmë me pikellim te thell se sot me datë 15 shtator 2020 në moshēn 76 vjeqare vdiq Vllau, Prindi ynë: Isë Imer Llapqeva.

Varrimi do të bëhet sot me 15 shtator ditë e marte në ora 16;00 me Iqindi në varrezat e Prizrenit.

Me dhimbje të thellē Familja Llapqeva”.

Isë Llapqeva ndërkohë në vitin 2014 publikoi albumin “Lavdi, Lavdi, Lavdi Legjendave Kombëtare”, kurse “Odat tona janë kanë shkolla”, mbetet projekti i fundit që e lansoi më 10 janar të vitit 2020. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat