Poezi nga Atologjia agimiane e poetit

Kultura

Poezi nga Atologjia agimiane e poetit

Nga: Agim Desku Më: 15 shtator 2020 Në ora: 23:03
Agim Desku

Është për të ardhur keq

Bac Adem të falëm

Është për të ardhur shumë keq

Sa ishte gjallë asnjë fjalë për artistin

Sot edhe kolegët e "bombarduan"

S'di së ku i kishin rujtë fjalët e zemrës

 

Mirë tha po shkoj me buzë të qeshura

Miqt mbi kurora vunë lot n'vend luleve

Histori e re në këtë kohë të pandemisë

Sikur e kemi kërkue prej shumë kohësh

 

Jeta është luftëtarja e betejave t'pafund

Nëse është e drejtë apo e padrejtë

Varet nga guximi që ti ke për jetën

Ndryshe do të bëhesh i pafat në dashuri

 

Për atdheun ma s'bëhet fjalë për çdo ditë

Mjafton në njëqind vite t'rilind Prometheu

Zemra më plasë kur s'mund t'i thur hymn

Njeriut që më bëri të qeshëm me lot

 

Kjo këngë ka kohë që po këndohet këtu

E dymijë vite para të madhit Krisht

Kur njeriu ynë ishte këtu edhe para djallit

Shqip më fliste hyjria e jonë Tanagra

 

Së bashku me Homerin ndriçonin rrënjët

Veç pellazgët krijuan botën e njeriut tim

Kurrë s'pata fatin të dehem për zotin tim

Sikur për dashuri që jetova mijëra vjet.

15 tetor 2020

Këtu do të qëndroj

Këtu qëndrova dhe do t'qëndroj

Edhe pas sëcilit shekull t'mjerë

Edhe kur ishim në Ferr t'ferrit

Eshe ma n'ferr së ferri i Dantes

 

Qëndrova më e rujtë tokën e gjyshit tim

Për pasaportën e Shqipnisë së bashkuar

Unë qëndrova këtu fal plisit të bardhë

Mbi kokën e Gjergjit dhe bac Ademit

 

E sot plisi qëndron mbi Kullat e lirisë

Në Prekaz e Gllogjan

Kudo nëpër viset e Ilirisë

 

Për plis e fis besën ia fala atdheut e dashurisë

Këtu do të qëndroj me frymë a pa frymë t'jetës

 

Ta di bota të vertetën së para Krishti jemi këtu

Kur Adami dhe Eva shpirtnisht

Shqipërinë time me zemër e krijuan

 

Këtu do të qëndrojnë edhe breza tjerë të artë

Agimi,Liridoni,Dardani me plisa të bardhë

Përandorët do t'i lenë prapë në demonë të mjerë

 

Sëcili gur i shqipeve do të ngritët në hyjni

Ku tradhtarët s'kanë vend ma për varr

Atëherë Shqipëria do të rikthehet sërish mbarë.

Plisi

Sot e çdo ditë po mbetët relikt muzeu

Dikur e vetmja shenjë që na bënte krenar

Veç me plis bota na nderoi për shqiptar

Djall u bëfsha nëse nuk i përkulëm plisit

 

E mos qofsha n'lëkurën e djall o pisit

Mbi kokë po së vuri kurorën e lashtësisë

Krenar që e ruajmë n'zemrat e Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat