Hija

Kultura

Hija

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 15 shtator 2020 Në ora: 23:05
Remzie Raci Rexhbogaj

Si hije më vjen

E shkon persëri

Krahët më mbesin

Të hapur drejt syve tu

 

Duan të shtërngojnë

E të ngrohin fort në gji

 

Hapat tuaj të lehtë

Unë

Shumë mirë po i dëgjoj

 

Zemra mbetët me mall

E shpirti më është thy

 

Por edhe atëherë

Kur nuk të shoh

 

Kur sytë më janë vërbu

Hijen tënde Erna

Unë prapë do e njoh

 

Edhe pse të gjallë

Vallë ma a mund të të shoh.

 

-Daullet

Në qytet tim po bien sot daullet

Po bien hiq pa u ndalë

Nëna ta mendonte vellon

Dasmën tënde Erna

 

Kur krushit vinin për më të marr

 

Por Ti tani pushon në varr

Nëna mban në duar

Lulet e vellon e bardhë

 

Pret vajzën që të vie

Nuse bukura po file në varr

 

Daullet po bien sot

Po bien pa pushu

Nëna loton për Ty

O shpirt im

 

E Ti nuse e bukura

Pushon në amshim.

-Gitara

Sonte gitari yt

Erna përballë më rri

E heshtja e saj

Shpirtin ma vret

 

Veshët duan të dëgjojnë

Të bukurat melodi

Të atyre mbrëmjeve

Të qeta si dikur n'qetësi

 

E zemra s'di si nuk pelcitka

prej mallit

Sytë duan t'i shohin gishtrinjët

Tuaj të njomë

 

Si lodronin mbi tela e gitarës

Lotët prapë më tradhtojjnë

Sa vrullshëm nga sytë

Po me dalin.

Kujtime

Shkurti ishte muaji i acartë dikur

Por për ne solli ngrohtësi

Një engjëll nga Perëndia

Fluturimthi erdhi në krahët e mi

 

Dhe zbriti për nijë mison fisnik

Për t`u shndërruar në hyjni

Nëntëmbëdhjetë vite më radhë

Sytë tanë shihnin vetëm bardhësi

 

Për ato vite t’bukura

Sa kam mallë aq kam krenari

Një vajzë të përkryr

Erna të kishim ne Ty

 

Ato kujtime i ruaj me gjelozi

Nga thellësia e zemrës

Si një thesar me flori

Çdo ditë jetoj me botën n`gjithësi

 

E në çdo hap që unë bëj

E ndjej së në krohun e djathtë

Të  kam Ty

Sa larg e sa të afërta 

Jemi Unë e Ti

Ti tani pushon e qetë në përjetësi

Por një ditë sërish do të jemi bashkë

Unë e Ti

Kështu më thua Erna edhe Ti.

-Vjeshta

Sa shpejt erdhi vjeshta

Me erërat e saj të furishme

I ngjan stuhive vrastare

Që i sjellin dhembje tokës

Vjeshta sërish shkund gjethet

Nga degët e tyre

Gjethet që falën gjelbërim

Vjeshta vyshk edhe lulet

 

Lulet që falën aromën

Vjeshta s’kursen as trëndafilat

Trëdafilat që falën zbukurim

Vjeshta shkul edhe pemët

Pemët që falën freski

Me hijet e tyre

Vjeshta sjell ndryshime

Vjeshta sjell shira loti

Të lutem mos sjell ma stuhi

 

Mbi varrin e engjëllit tim

Zgjedh trëndafila t'i shohin sytë e mi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat