E vërteta dhe përralla

Kultura

E vërteta dhe përralla

Nga: Fatmir Lohja Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:22
Fatmir Lohja

Poeti kombit, Naim Frashëri , këtë titull i ka vënë një poezije. Eshtë shkruar në shekullin e nëntëmbëdhjetë, se ai jetoi nga vitit 1856 deri ne vitin 1900. Në këtë poezi është mundur të martojë të vërtetën me përallën.

E nis: “ Një ditë përralla gjet të verteten,

Qe kishte marrë tatëpjetën.”

Çift me të hijshëm nuk do të kishte. Ku ka më bukur se të bashkohen zgjuarsija me bukurinë ,dhe dritën e së vërtetës !? Ai u largua nga kjo jetë, i bindur se shqiptarët do ta thadronin në tru porosinë e tij.

Fatkeqësisht, edhe në fundin e dekatedës së dytë, të shekullit njëzetenjë, shqiptarët ende nuk e kanë vënë ujin në zjarr, për të vënë në jetë keshillën e poetit të kombit. Konservatorët ngulin këmbë se nuk e miratojnë martesën në mes dy femrave. OJQ-të, shoqëria civile,u kujtojnë atyre, se ka dalë ligji për martesën brënda një gjinije. Janë konflikte joantogoniste, në mes brezave, të cilat kanë ekzistuar me krijimin e shoqerisë njerëzore.

Sot e verteta, është zevëndësuar me fjalën e huaj “transparencë”. Në fakt kjo fjalë, është më e zbutur, se fjalët rrenc, gënjeshtarë. Kur tjetri dëgjon konstatimin, se nuk është transparent, nuk merr flakë si kashta, për t’u kundërpërgjigjur.

Shumë është shkruar nga të diturit e njerëzimit, për të gjetur të vertetën. Thonë se është djalli ,që e fsheh të vertetën. Eshtë pak e habitshme. Edhe ateistët e pranojnë këtë postulat. Pse ka interesa të kundërta , të vertetën e fshehin. Që të jetë e besueshme gënjeshtra, duhet të marrë pak, po fare pak , nga e verteta.

Dihet, se firma offshore janë jo transparente, prandaj fshihen në parajsat fiskale. Nuk e beson askush se pronari i saj është bukëpjeksi, rrobaqepësi, të cilët na buzëqeshin, sa na kanë kliente, na terheq vemendjen me shekuj Adam Smith. Bisnesi i vogël me veshtirësi po jeton.j Nuk ka asnjë mundësi të mendojë, për të fshehur paratë në dreqoll.

Thesi i miellit është më i vertetë se premtimet elektorale. Këtë praktikë mjerane me dekada, me konsensus të nëndheshëm, politika ia ka kultivuar sovranit. Askush nuk e beson kur politikanet betohen,e stërbetohen, se janë në mbrotje të votës së lirë. Si mund të besojë gjindja kur partitë, brënda vetes, i vjedhin votat shoqi-shoqit me grushta, edhe me shqelma!?

Nuk po zgjatem me shëmbuj të tjerë. Lexuesit e kanë provuar mbi supet e tyre, mungesën e tranpararencës në gjykata, punësin, tatime..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat