Greqia kafshon Shqipërinë

Kultura

Greqia kafshon Shqipërinë

Nga: Atdhe Geci Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:53
Atdhe Geci

Zbrit në tokë zoti im, shih  se  çka

bëhet, atdheu ynë  po  zvogëlohet

Greqia kafshon  Shqipërinë, është

drama e kombit të ndarë  në pjesa

Serbia kafshon Kosovën është një

tjetër dramë e  varreve  të  hapura

 

Çamëria pellazgjike ia dha emrin

Evropës dhe, gjuhën  e perëndive

Ia  dha  shkencat, artin, shkronjat

e për veten zgjedhi një emër, Iliri

 

Më quajnë Festim Lato, jam çam

s´ jam orakull po nip i perëndive

fëmiu i nëntë çam  i  nënë  Dajes

më i vogli i 4 motrave  dhe  pesë

vëllëzërve, në  kokë  kam Pirron,

dhe 15  mijë  vjet  jetë  shqiptare

Çamëri, jeta  ime  është  ndryshe

nga  jetët  e  zakonshme , lotët  e

nënës sime janë lot  të  dhimbjes,

lot që thërrasin tërë qenien së saj

Çamëri, si  të vdesë pa të parë ty

 

Unë Festim Lato pyes: si ndodhi

Çamëria e Herkulit dhe Pirros të

pjeset, të ndahet nga  gjiri  nënës

nga gjuha dhe gjaku i Shqipërisë!

Jo, ore jo! Tërë dashurinë do t´ia

Jap Çamërisë, Shqipërisë deri në

Prevezë, në  Korfuz   dhe Janinë,

Shqipërisë gjithandej  pellazgjisë.

 

Jam i lindur  për  të dashuruar, ti

atje  mos u zemro, jam  vëllai  yt

Çamërinë e kam  plagë në zemër!

 

Unë Festim Lato kam  qenë  disa

herë në Greqi, dhimbjet e vendit

tim i kam plagë në kraharor, unë

s´jam prej të urtëve, jam i ashpër

Greqinë  e  kam  hedhur  në gjyq,

në gjyqin ndërkombëtar të Hagës

 

Me  shpalljen   e   Republikës  së

Çamërisë, në  Kuvendin çam dhe

arban, zhvarrosëm nga heshtja një

shekullore hirin e lashtë pellazgë

 

Bacë! Ali! Ju atje  që na dëgjoni;

rrënjë ullirit,  e kam lidhur fjalën

aty kam lotin në pemën  e lashtë

eh, sa hënë e dritë  ka  nëpër ulli

shijen e frutit  në  gjuhë  e  ndjej!...

 

Çamëri, ti që le pikën e madhe të

gjakut, kopshteve, arave  e  malit

shesheve të qyteteve  e rrënojave

po  të  rilindim  me  gjak trimash,

me dashuri nënash  të  plagosura

dhe me gjak  trimash  të  atdheut!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat