Krenaria e Kosovës

Kultura

Krenaria e Kosovës

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:36
Skënder S. Kapiti

Krenar që jam kosovar,

Se e kam shpirtin shqiptar.

Nëpër shekuj Kosova ime,

I qëndrove çdo stuhie

Mu në mes të Ballkanit

nuk të mundën kurrë  barbarët e sllavit.

 

Jam krenar me ty, Kosova ime,

Se gjithmonë burra kombi, dëshmorë

dhe heronj linde e rrite.

Me gjakun e tyre tokën vadite.

 

Kosovën, tokën dhe lirinë e shqiptarit,

Zemrën dhe shpirtin e kosovarit

kurrë se mposhti hordhia e serbit e as e sllavit.

 

Kosova ime:

Edhe pse të rrënuan anëembanë,

Edhe pse të dogjën e të vranë,

Ti,  Kosova kreshnike

Qëndrove gjithmonë shqiptare

 

Edhe pse gjithë Europa

ishte kundër teje,

Kosovë, kombi ynë  hero

Ti gjithmonë qëndrove dhe fitove

Si atdhe dhe si  dhe si komb shqiptar.

 

Kosovë je zemra e shqiptarëve.

Djepi i lirisë

Je krenaria, fjala, besa e nderi i shqiptarit,

Amanete këto i ke prej të parëve,

Prej Ilirit, Dardanit,

Arbrit dhe Shqiptarit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat