Më kujtoi kohën kur jem takuar për herë të parë

Kultura

Më kujtoi kohën kur jem takuar për herë të parë

Nga: Kujtim Xhebexhiu Më: 20 shtator 2020 Në ora: 06:47
Kopertina e librit

Më kujtoi rininë e humbur,më kujtoi Dardaninë
Nostalgjinë e jetës sime, për qytetin tim të ndarë.                   

M'i kujtoi rrugët e qytetit tim të larë me lot
Dardaninë time që,dalëngadalë,po mbetet bosh.

Në një pjesë jo të vogël të poezive,poeti i drejtohet imagjinatës, për ta
pasur sa më pranë  vendlindjen,me bukuritë e rralla natyrore,të cilat nuk
i ndërron me asnjë vend të botës.

Në këto poezi ndërthuren saktë dy dashuritë :personalja
dhe atdhetarja.

Do të dëshiroja,zog shtegtar të isha
Nga dega në degë do të fluturoja
E në Dardani,atje larg mbi pisha
Poezinë e dashurisë do e cicëroja.

"Poeti i dashurisë" e sheh dashurinë si burim të
jetës,aty ai gjen kuptimin e kësaj jete.Forca e dashurisë
së tij në varg,shkon shumë larg,në një pasion të
thellë,duke u bërë pikë kyçe në këto lirika të
dashurisë.Një pjesë të mirë të poezive,poeti ia kushton
bashkëshortes së tij,Nebit,dashurinë për të cilën e shfaq
shumë qartë dhe  pastër në vargjet e tij,që përshkohen
nga një patos i thellë emocional,vargje ku  nuk mungojnë
epitetet,metaforat dhe lavdet që autori,me të drejtë, i
bën asaj.
                             
As një kohë jetë nuk e tret dashurinë time për ty
Mbetesh dashuria e shpirtit tim,dashuri e zjarrtë.

Poeti e paraqet dashurinë si një forcë që triumfon mbi
gjithçka,pavarësisht mosmarrëveshjeve që mund të ketë
raporti burre-grua.Aq shumë e vlerëson ai dashurinë,saqë
e quan si element të pestë bazë të krijimit të
gjithësisë,pas zjarrit,ujit,tokës dhe qiellit( ajrit).
Ja si shkruan ai :

Thonë,se nga katër pjesë përbëhet 
Por është pjesa e pestë që mban njerëzinë
Me dashurinë në zemër,të buzëqesh fytyra
E asgjë nuk do të kishte vlerë pa dashurinë.

Në mjaft poezi gjejmë peisazhet apo
Diellin,Hënën,detin,malin,lumin,bjeshkët.

Poeti e dashuron vargun,e gdhend bukur atë,duke e bërë
sa më të thjeshtë dhe tërheqës.

Mjeshteria dhe freskia ne organizimin gjuhësor të
poezive të Jan Kosovës,pasuria shpërthyese
imagjinative,krijimi i imazheve ,i kundërvihen stilit të
rrafshët që vihet re te shumica e poetëve ,qofshin ata
edhe të afirmuar dhe kjo shënon një risi për vetë poetin
dhe për poezinë shqipe.

Pavarësisht mjeteve dhe teknikave të autorit,poezia e
J.A, Kosovës mbetet e kthjellët,e kuptueshme për
këdo,larg çdo errësimi kuptimor.Në të gjitha vëllimet e
tij poetike,autori i është larguar vargut të lirë.Ai
shkruan poezi strofike(katrenën),metrike,me rimë
kryesisht të alternuar(ABAB),por parapëlqen dhe strofën e
llojit tercinë të D.Aligerit.

Poezia e Jan A:Kosovës shquhet për tonin e ëmbël lirik,
për koloritin e saj,për fjalorin e pasur
poetik,thjeshtësinë e të lexuarit dhe të të
kuptuarit.Poeti i kushton rëndësi sintaksës poetike duke
zhvendosur rendin e gjymtyrëve brenda vargut,nga njera
strofë në tjetrën.

Si një xhongler profesionist,që luan me birilat,poeti
"luan" me gjymtyrët e fjalisë,por me qëllim të caktuar
:në funksion të larmisë stilistike dhe në funksion të
rimës.Ja si shkruan ai te poezia  "Nostalgjia e jetës sime" :

E dëgjova sot,një këngë të vjetër për dashurinë

Më kujtoi rininë e humbur,më kujtoi Dardaninë.
Një këngë të vjetër për dashurinë,e dëgjova sot
M'i kujtoi rrugët e qytetit tim të lara me lot

Për dashurinë e dëgjova sot një këngë të vjetër 

Qytetin e zemrës,që s'e ndërroj me asnjë tjetër.

Lexuesit do të konkludojnë vetë për vlerat e librit dhe
jam i bindur se do të mbeten të kënaqur,do të relaksohen
dhe do të përfitojnë shumë nga leximi i këtij vëllimi
poetik.

Nuk më mbetet gjë tjetër,vetëm t'u uroj atyre lexim të
këndshëm !    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat