Qyteti simpatik i Thunit/BE dhe shëtitja në këtë fundjavë përreth Liqenit të Thunit me ujë të kaltër dhe pamje piktoreske

Kultura

Qyteti simpatik i Thunit/BE dhe shëtitja në këtë fundjavë përreth Liqenit të Thunit me ujë të kaltër dhe pamje piktoreske

Nga: Haki Latifi Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:28
Haki Latifi

Kjo ishte edhe qëllimi ynë (në shoqërim edhe të t’ime shoqe) që këtë fundjavë të bëjmë një shtëtije në rajonin e Bernesee Oberland, si dhe përjetimin e diversitetit të përvojave në këtë regjion të Kantonit Bern.

Po sa arritëm në qytetin e Thunit, në fillim bëmë një shëtitje në parkun e Kështjellës SCHADAU, e cila ka një histori 165 vjeçare. Parku Schadau është një zonë rekreative lokale dhe u krijua si një kopsht anglez. Këtu vizitorët në liqenin pranë Aare mund të shijojnë panoramën më të bukur të Eiger, Mönch dhe Jungfrau.

Në këtë park të mirëmbajtur për bukuri, ka edhe disa pemë antike në park.

Image

Vetëm disa hapa larg Kështjellës është "Thun Panorama" me pamjen më të vjetër në botë nga Marquart Wocher me një gjatësi prej 38 metrash. Panorama panoramike më e vjetër e ruajtur në botë është e vendosur në Schadaupark. Panorama e krijuar nga mjeshtri mjeshtër i Bazelit Marquard Wocher midis 1809 dhe 1814 siguron një pasqyrë të jetës borgjeze të qytetit të Thun si dhe një pamje të sfondit të mrekullueshëm të Alpeve Bernese në sfond. Panorama iu dha muzeut në 1957 si një trashëgimi e Fondacionit Zviceran Gottfried Keller.

Në vazhdim nisja me anije nga Porti i Thunit në drejtim të qytetit Interlaken ishte në ora 9.40. Për shkak të rregullave të reja mbrojtëse nga Covid-19, të gjithë udhëtarët janë kujdes që me kohë ti vendosin maskat mbrojtëse.

Liqeni Thun, është pasuria më e madhe që natyra u ka falur njerëzve të kësaj ane. Ky Liqen është nga më të bukurit në botë është krenaria e tyre, por edhe burim i të ardhurave materiale për një pjesë të mire të qytetarëve.

Me një pamje panoramike dhe një erë deti, është pikërisht Liqeni i thellë me ujë të kaltër i Thunit. Pamjet për gjatë udhëtimit janë si fole ku butësisht takohen me peizazhin mbresëlënës malor të rajonit në mes qyteteve Thun dhe Interlaken dhe i përkasin kantonit të Bernit. Për rreth liqenit Thun, fillojnë vargmalet në formë piramide, ndërsa zinxhiri i varg maleve Stockhorn si dhe majat përreth maleve plotësojnë peizazhin e bukur dhe mahnitës. Gjatë udhëtimit me anie të bien në sy pamja panoramike nga qyteti simpatik i Thun deri tek gjigandët Bernese Oberland Eiger, Mönch dhe Jungfrau si dhe Blümlisalp në të cilën absolutisht të lënë pa frymë. Përgjatë Liqenit Thun shikimi ynë përqëndrohet në vende piktoreske me një larmi të përvojave malore, natyrore dhe ujore në të cilë vizitorët mund ta shijojnë në çdo stinë.

Pak histori për Liqenin e Thunit

Liqeni Thun për nga madhësia, është liqeni i gjashtë më i madh në Zvicër dhe liqeni më i madh i vendosur tërësisht në kantonin e Bernës. Ndodhet në Bernese Oberland midis qytetit Thun dhe në skajin perëndimor me qytetin Interlaken në skajin lindor. Vendbanimet; Hilterfingen, Oberhofen, Sigriswil, Beatenberg dhe Unterseen am See ndodhen në bregun verior. Në bregun jugor, komunat e Spiez, Krattigen, Leissigen dhe Därligen kanë një pjesë të zonës së liqenit. Në varësi të nivelit të ujit, Liqeni Thun është rreth 558 metra mbi nivelin e detit.

Lumi Aare, si degë kryesore e Liqenit Thun, rrjedh nga Liqeni Brienz në lindje dhe vazhdon rrjedhën në perëndim të liqenit pranë Thunit . Degët e tjera të rëndësishme përfshijnë lumenjtë; Kander, Spissibach, Lombach, Grönbach dhe Guntenbach. Liqeni shtrihet në një gjatësi prej 17.5 km dhe me një gjerësi prej 3.5 kilometra. Pika më e thellë e Liqenit Thun shtrihet përpara vendbanimit Leissigen dhe është 217 metra. Ndërsa sipërfaqja e tij është 47.85 km², duke e bërë atë, liqenin më të madh në Zvicër që shtrihet tërësisht në një kanton.

Kush thot se, Zvicra nuk të mahnit me bukurite e saj natyrore, gabon!

Për të vërtetuar këtë përjetim të bukur, duhet vetëm pak vullnet dhe kohë , për të përjetuar pamje tërheqëse të Liqenit Thun si dhe kodrave për rreth , siç edhe bëmë ne gjatë kësaj fundjave.

Shijoni pamjet, të shkrepura gjatë shëtitjes, e disa edhe përgjatë lundrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat