Të lutem, diellin mos e humb

Kultura

Të lutem, diellin mos e humb

Nga: Eva Kacanja Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:12
Eva Kacanja

Nëse e humb diellin,

Humbet shkëlqimin

dhe perëndimin e tij.

Humbet magjinë e tij.

Ditët e zymta presin në përgjim,

të të gërryejnë si mola.

E ti do të sëmuresh,

e do të kërkosh diellin

që shkoi,

atë që humbe,

atë që shkëlqente

dhe perëndonte magjishëm.

Do të ulesh të qash,

si një fēmi a si një burrë,

njësoj qajnë të dy

para humbjes…

Ndaj mos e humb diellin,

Diellin brenda shpirtit mos e humb,

Diellin që t’u fal mos e humb,

Rritu si një pemë e fortë,

Hapu si krahët e saj,

Përkulu me mirënjohjen e burrit të mençur,

Përcille lutjen bukur dhe heshtur,

Shtroje para teje sofrën plot,

E ngre një dolli për diellin,

një dolli për veten…

Ai shkëlqen gjithmonë për Ty…

Thjesht mos e humb,

Por gjeje,

Gjeje në kohët që mbeten…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat