Emblemë e atdheut në palë të flamurit

Kultura

Emblemë e atdheut në palë të flamurit

Nga: Dibran Demaku Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:33
Dibran Demaku

Ti duhej të ishe sot këtu me ne
i dashur i buzëqeshur si lule si erë
si tek lkeni i hasit si tek lkeni i rugovës
qiellit të atdheut rreze dielli pa re
katër stinët e vitit të ishin pranverë
metaforë gjaku në dheun e Kosovës

ti duhej të ishe edhe te lkeni i ujmanit
gjurmë gjeografije e rrjedhës dhe derdhjes së tij
tek i bën rojë fjalës tek i bën rojë gurit
as tym i grykëhollës as majë e jataganit
veç metaforë e vargut në prozë e poezi
emblemë e atdheut në palë të flamurit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat