Një manifestim e përurim dinjitoz i librit “Dita e plisit”

Kultura

Një manifestim e përurim dinjitoz i librit “Dita e plisit”

Nga: Tahir Bezhani Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:40
Jeta kulturore; Dita e Plisit

Me 19.shtator 2020,me iniciativën e ideatorëve të Ditës së Plisit, z. Ismet Krasniqi-Lala, Prend Buzhala, Idriz Berisha e Gjergj Gjergja , u mbajt manifestimi dhe përurimi i librit “Dita e Plisit,” edicioni i VI vëllimi i VI, ku morën pjese një numër i dashamirëve te Ditës së Plisit. Numri i të ftuarve ishte i kufizuar nga se organizatorët dhe pjesëmarrësit ,detyroheshin t’i respektonin udhëzimet e institucioneve zyrtare në rrethana te pandemisë Covid-19.

kuadër të kësaj tryeze të rrumbullakët, u promovua libri “Dita e Plisit”, edicioni i VI-të, vëllimi i VI-të, me autor,Ismet Krasniqi-Lala dhe letrari i mirënjohur Prend Buzhala. Manifestin kulturo-letrarë e moderoi për mrekulli, aktori ,humoristi e letrari, Ismet Krasniqi-Lala.

Rapsodi e lahutari Hysen Kurtaj,duke fole për rëndësinë e instrumentit lahuta dhe rolin e rapsodisë në kulturën dhe historinë tonë kombëtare.

Me këtë rast ,për rëndësinë e librit “Dita e Plisit” ,edicioni VI vëllimi i VI-të, por ne tërësi edhe për Diten e Plisit si manifestim në trojet shqiptare, folën të gjithë pjesëmarrësit e kësaj tryeze të rrumbullakët, dukë dhënë mendimet e veta, me komente ,kumtesa, recensione ,e vlerësime për rëndësinë e Ditës së Plisit.

historikun e këtij manifestimi, foli ideatori dhe organizatori historik ,z. Ismet Krasniqi-Lala ,duke elaboruar sukseset që nga fillimi ,pra që nga viti 2014 kur filloi ky eveniment kulturorë, e jo vetëm ,në shtëpinë-muze te krijuesit e aktivistit, Gjon Gjergjaj.

Kumtesa më interesante ishte ajo e z. Prend Buzhala, i cili këtë herë, ndërlidhi elementin e traditës kanunore” Mbajtja e armës tek shqiptarët”, duke u futur ne disa elemente të Kanunit ,ku sqarohet arsyja, mënyra ,detyrimi dhe disiplina e mbajtjes së armëve tek populli shqiptarë, si elemente te traditës sonë.

Kjo kumtesë bëri përshtypje tek të pranishmit, nga se nuk ishte dëgjuar herë të tjera.

Manifestimi vazhdoi me kumtesa e vlerësime të tjera ,si nga Sejdi Berisha, krijues nga Peja, Halit Barani ,aktivist i njohur në shumë fusha të jetës nga Mitrovica.

Ndër folësit e radhës ,një fjalë rasti interesante e dha edhe rapsodi i ftuar në këtë ceremoni, lahutari i mirënjohur në trojet shqiptare, z. Hysen Kurti, i cili sqaroi të dhëna për historikun e veglës shqiptare ,lahutën, si një ndër veglat më të vjetra të këndimit tonë shpirtor nëpër shekuj ,me të cilën i kënduam vetës dhe historisë sonë të lavdishme. Me këtë rast, rapsodi Hysen Kurti, këndoi tri këngë me lahutë me gjitha tiparet e epikës sonë legjendare-fishtiane.

Kujtim nga manifestimi “Dita e Plisit”:

Letrarët e Klinës, vite me radhë, me aktivitet e tyre, kanë zgjuar interesim tek publiku i gjerë kosovare, duke i dhënë jetës frymëmarrje në përgjithësi ,me ide e programe te mirëpritura e joshëse për lexuesit dhe të interesuarit. Sukseset e tyre janë bërë të njohura bazuar në aktivitetin e tyre të palodhshëm e personal në gjitha fushat e jetës, bashkëpunimi dhe miqësia e palekundëshme,respekti reciprok, mirëkuptimi me udhëheqësit e jetës politike në qytet etj.

Ky vit, i ngarkuar me epideminë Covid 19, nuk iu ngjason tjerëve, por në shpirtin e krijuesve klinas nuk ka rahati, qetësi, nuk ka “gjumë” dimërorë sikur në shumë qendra tjera....

Organizatori falënderon MKRS për përkrahjen e projektit “Dita e Plisit”.

Një koktej i shtruar për nderë të ftuarve ,ishte edhe përfundimi mjaft i pëlqyeshëm i kësaj tryeze të rrumbullakët-përurim i librit “Dita e Plisit, edicioni VI vëllimi i VI-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat