Seç qenka vallë...

Kultura

Seç qenka vallë...

Nga: Valbona R.Hadri Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:24
Valbona R.Hadri

Thotë ndryshe dhe vepron ndryshe.

Ka fytyrë njeriu dhe veprim leopardi.

Thotè: të kam Dritè, Diell dhe Hënè.

Të kam pasqyrë deti gjithë kaltèrsi. Në sytë e ty mbushem ëmbëlsi gruaje.

Të kam Frymë jetë dhe të vetmën dashuri.

Pastaj papritmas, ngjan në ndryshim moti uragan i tërbuar, që shkul rrenjë lisi së bashku me krahët e fluturës në mua.

Apo një trazim valësh deti që shkunden mbi mua, përlarë botën time të pafajshme, duke i hedhur fjalët pa dhimbje për mundin e një decenie dashurie.

Deri kur duhet të përballem me dashurinë e përhënur pèr të  justifikuar frustrimin e tij ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat