Për ty, motër mërgimtare

Kultura

Për ty, motër mërgimtare

Nga: Zymer Mehani Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:33
Zymer Mehani

Për ty, motër Mërgimtare
Kaptoj dete e kaptoj male
E shëtis të tërin globin
Vij tek Ty të ta fshij lotin

Ah, kurbeti, i ziu kurbet
Gjakun tim kudo ke tretë
Larg ma solle Mërgimtaren
Sa ka mall për ABETAREN!

Sikur plumb po t'vritka malli
Në krah'ror zemrën ç'ma kalli
Gjaku gjakun e kërkon
Mërgimtaren-motrën tonë

Saherë shqipen shoh n'flamur
Mendja m'shkon kudo n'Evropë
Atje kam gjakun tim unë
Mërgimtaren dhe shumë shokë

Atje kam dhe Militantin
Çirimtaren e Çlirimin,
Çajupin dhe Atdhetaren
Kam dhe Ditën me Agimin

Dhe në t’largtën Amerikë
Kemi shokë e kemi miq
këngëtare- poeteshë
Zemrat tona ç’na i çon peshë

T'gjithëve juve, o shqiptarë
Ju përqaf me t'zjarrtin mall
Me dorë n'zemër, ju them shqim
Se ju jeni gjaku im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat