Mehmet Rrema-Tiranë

Kultura

Mehmet Rrema-Tiranë

Nga: Agim Desku Më: 24 shtator 2020 Në ora: 07:58
Agim Desku

(Në çdo pëllëmbë Kosova është mbushur me heronj

Në çdo prag ka një poet që u këndon atyre)

 

Thembra ishte pika më e dobët, nga ku mund të vritej Akili.

Gjuha dhe historia janë pika më e dobët nga ku mund të zhbëhet Shqipëria.

Për këtë, poeti atdhedashës Agim Desku, nuk resht së ngrituri zërin për mbrojthrn e gjuhës, historisp, dhe kulturës tonë të lashtë, me të cilën lidhet qenia dhe ekzistenca jonë, e ,për të cilën duhet të ndjehemi krenar

THEMBRA E AKILIT

Larg e shfletoj historinë

Pluhurin çdo ditë ia fshi

Kam frikë nëse s'di ta ruaj

Të ma vërshoj ndonjë lumë i huaj

.

Këmbëkryq i rri historisë sime

E përqafoj dhe e puthi n'ballē

Krenohem për betejat që na i ka falë

Duke shërue plagë deri këtu kemi ardhë

 

Pa i harrue betejat e shekujve të Gjergjit

Që emrin tim ta thërras të lirë Agim

Më duhet ta mbaj besën e Konstadinit

Ta shoh a është gjallë thembra e Akilit.

 

21 shtator 2020 AGIM DESKU

Larg, shfletoj histirinë….

Duket se fantazia e muza e poetit ka ikur shumë larg në kohë, ka ikur në ato kohë, kur siç thotë poeti madh Mjeda "Ti ke pas kenë një zonjë e rand", pra poeti ynë shkon në ato kohë madhështore, kur ky vend, ky komb shkëlqente mes popujve e kombeve të tjerë, kur "burrat e dheut" e quanin nanë. Pra shkon në atë kohë kur ky komb, ky vend, bisedonte me Zotin e tij diell. Shkon në ato kohë, të lulëzuar, atje ku gjen frymëzimin, ku gjen krenarinë kombëtare, atje ku ky vend i vogël, priste e thyente furtunat që kërcënonin jo vetëm shkëmbinjët tonë, por edhe të gjithë kontinentit. Atje, ai mbushet me krenari të ligjëshme, sepse me atë shembull që ka dhënë histiria jonë, ne sot kemi të drejtë të jemi krenar pse fajalën agim dhe emërin Agim i shqiptojmë me krenari. Por, që për fat të keq, në këtë histiri, ka ra  pluhuri  dhe e ka mbuluar atë shkëlqim. Nuk e ka më atë rrezëllim mahnitës. Koha, dhe bashkë me të njerëzit, dashakëqinjë, kanë ndezur dhe luftën sa e sa herë për ta pluhurosur historinë e ndritur, e Poeti Agim Desku, me durim arkeologu gërmon lehtë, shpluhuros dhe ngadalë nxjerr më dritë një,objekt me vlerë të çmuar. Ashtu siç thoshte një paleontolog i famshëm, -Më jepni një kockë, t'ju tregoj një njeri-, edhe poeti ynë, atje në thellësinë e historisë së largët, mbledh ngjarje i pastron dhe i sistemon me kujdes, për t'i përjetësuar nëpërmes vargjeve. E bën këtë sepse ai me intuitën e atdhetarit, të mbtrojtësit të zellshëm të vlerave, vënë re se  rreth kësajë historie kanë vërshuar shpesh lumenjët të rrëmbyer e të turbullt, që herë pas here vërshojnë e grisin jo vetëm historinë, por edhe trojet tona. Ai me armën e tij poezinë, të cilën di ta përdorë shumë bukur, si dikur burrat kur mblidheshin në oda, lufton si dragua që këto lumenj të turbullt  të mos mund të arrijnë të prekin historinë e lavdishme. Ai e di mirë, se shumë po u sillen rreth ditëve të ndritura për t'ua zënë diellin, se vetëm kështu, duke na fshirë historinë, mund të realizojnë ëndrrat grabitqare. Këtë poeti ynë e bën me forcë në këto ditë, kur mbi historinë tonë janë lëshuar shumë pseudohistorianë, që, mbi historinë tonë, në mënyrë, në fillim të kamufluar, të veshur e zbukuruar, në emër të nxjerrjes në pah të së vërtetës, e cilës, sipas tyre na qenka fshehur,po kërkojnë ta shtrembërojnë atë. Kanë arritur deri aty sa të marrin nëpër gojë dhe vetë Gjergj Kastriotin.

"Duke shërue plagë deri këtu kemi ardhë…," thotë në një varg poeti. Pra e gjithë historia jonë ka qenë luftë. -Populli shqiptarë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë- Historia jonë e lashtë dhe e re është e mbushur me luftëra për liri. Shumë që në kohët më të lashta e kanë mësyer, por qëndresa ka qenë titanike, prandaj edhe poeti Agim Desku,i -"rri këmbëkryq në historinë" …-me fjalët dhe vargjet e tij, si dikur Gjergjët me shpatë e topuz, i qëndron fort për ta mbrojtë. Ai e di, se përjetësimi në art, i ngjarjeve të mëdha historike, është çimentimi më i mirë i tyre, prandaj në çdo fjalë e çdo varg, udhëhiqet nga historia dhe dashuria e madhe për atdheun. Mbrojtja e atdheut, është kryefjala e poezisë së poetit atdhedashës Agim Desku,

"….Që emrin tim ta thërras të lirë Agim…"Ai e di se vetëm duke mbrojtur historinë e bashkë me të çdo pëllëmbë, e çdo gurë të kësaj toke, mund të na bëjë që të gëzojmë emrin shqiptar, ndryshe, do të ishim gllabëruar, apo asimiluar nga bishat që i sillen rrotull vendit tonë, e shpesh ai na çon më kohën e Gjergjëve apo të Kostandinëve. Të tilla raste të përpjekjeve të dashakëqinjëve për të na asimiluar kemi si në jug, me krahinën e bukur të Çamërisë, po ashtu në veri në Plavë e Guci e më tej deri tek Molla e Kuqe, ku dhunshëm idetyrojnë të mos flasin gjuhën e bukur shqipe, se vetëm kështu mund ta fshijnë nga faqja e dheut historinë tonë, për të çuar në vend ëndrrën e Gjorgjeviçëve  të klerit reaksionar turkosllavogrek, kur vrisnin pa mëshirë rilindasit tonë për të penguar përhapjen e gjuhës tonë e zevendësimin me gjuhën e tyre.

Poezitë e Agim Deskut i përshkon në të gjithë gjeografinë e tyre atdhe dashuria. Ai si pak kush, përfshin dhe këndon kaq bukër këngën e tij në të gjitha trevat e për të gjitha trevat. Ai është i frymëzuar nga historia jonë e lavdishem. Poezia e tij është burimore, e pasur me figura artistike, metafora si vetë gjuha dhe rrëfimet tona popullore. Poezia e tij është e qartë, e kuptuesheme, domethënëse, e rrjedhëshme melodioze dhe me mendim të thellë filozofik

Urime dhe suksese poet i nderuar, miku im Agim Desku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat