Ekzodi biblik e tiranik i fundshekullit njëzetë!

Kultura

Ekzodi biblik e tiranik i fundshekullit njëzetë!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Tragjedia popullore, ekzodike biblike, kombëtare e tiranike e fundshekullit njëzetë, që e njohu dhe e pranoi bota reale e shkaktuar nga Serbosllavia
Kjo ishte një realitet!

N'fund të këtij mileniumit mijëvjeçar,
të këtij fundshekullit njëzetë
na ndodhi çmenduria tiranike, apokaliptike jashtë frymës njerëzore; të paparë e të padëgjuar, për një mendje normale,
por na ndodhi një e vërtetë!

Ah, sa shumë kishim vuajtje, skamje, përndjekje, burgosje, dhunime, vrasje, dëbime dhe një ekzod biblik; pa dëshirën tonë, por me një dhunë të paparë e të padëgjuar ndonjëherë në kujtesën kolektive botërore dhe me shumë e shumë varre e lot
Kjo ishte golgota jonë për shumë jetë e mot...

Por jo, jo s'është koha më,
që të vajtojmë e të derdhim
akoma më tej lot...

Andaj ka ecur, evoluar situata
Është kohë e punës, zhvillimit
dhe e përparimit tonë MBARËKOMBËTAR, është koha për sot e për shumë mot...

Do të jemi akoma më të fortë
e më të mirë me fuqinë tonë që kemi t'miqve tanë dhe fuqinë e t'madhit Zot!

Është bërë bukur shumë,
por kemi mundur e mundemi akoma edhe më shumë
Ndonëse po jetojmë me shpresën e besën se do të bëhet ndoshta mbarë e mirë, për Kosovë e për Shqiptari
që t'jemi t'bashkuar, e t'jetojmë t'lirë, në tonën Iliri!

"Koha do të jetë me virtyte dhe e vlerë, këtë po e thonë të gjithë; se do të punojmë gjithsesi në favorin tonë"...
Mirëpo, gjithsesi, medeomos e patjetër edhe ne duhet punuar, vepruar e nderuar tonin
Atmëmëdhe të vjetër...

Na erdhi ashtu, siç lind e vjen dielli pranveror,
për fatin tonë të përbashkët
na erdhi e lindi agu, na lindi ditë e re!
Për gëzime, lumturi, mirëqenie, çlirim, gaz e hare!

Ne fituam së bashku me aleatët tanë:NATO-në, SHBA-në dhe Evropën, e sidoemos Gjermaninë e Anglinë; me një përkushtim të madh e të sinqertë, që kishin për ne...

Falënderime sa t'ketë jetë e njerëz n'tonën tokë-planet,
por edhe n'jetën e përtejme, atyre që dhanë për tonin Atdhe!

Prandaj, me shumë mund, sakrificë e sublimitet, ishte e do të mbetët pafundsisht e përjetësisht populli ynë bashkë, me t'shenjtën dhe t'shtrenjtën luftën tonë, me UÇK-në Ishte fitorja për ne!...

Kujtesa botërore në të gjithë universin thoshte: Ky është një gjenocid, dikush eksod biblik, dikush tallej dhe injoronte atë; dikush përmendte holokaustin, disa të tjerë kujtonin kampet e përqëndrimit...

E kjo tragjedi shumë e rëndë
e fundshekullit njëzetë,
Ky ishte një mort fundshekulli,
Ishte një përmbledhje e rëndë, gur varrezash n'popull,
na la vrragë t'pa shlyera n'historinë njerëzore !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat