Krimi i luftës për të cilin askush nuk do të flasë

Kultura

Krimi i luftës për të cilin askush nuk do të flasë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:19
Foto Ilustrim

Në një nga rrëfimet e shumta ngjethëse në librin urgjent të Christina Lambit, një foshnjë 7-muajshe dhunohet. Një nënë kthehet nga puna në fushat e Kongos lindore për të gjetur shtëpinë e shkretuar nga një grup milicie dhe vajzën e saj që qan nga dhimbjet. Nëna vë re një prerje të kuqe në fundin e foshnjës dhe e çon në qendrën e afërt mjekësore. Prej aty ajo dërgohet në qytetin e Bukavusë, 160 milje më larg, në një spital që kishte trajtuar 55 mijë viktima të dhunës seksuale prej 1999-s. Edhe për mjekun, që ka trajtuar aq shumë raste, sulmi është tronditës: anusi i foshnjës është çarë me forcë.

“Shpresoj që kushdo që e bëri këtë do të shkojë në burg për shumë vjet”, i thotë nëna e hakërryer Lambit. Por, pas çdo gjase, ai nuk do të shkojë në burg.

Mizoritë në “Our Bodies, Their Battlefields” të tmerrojnë, siç edhe duhet të tmerrojnë. Lamb, një korrespondente veterane për “The Sunday Times” në Londër, i bën një shërbim shoqërisë me faktin se na detyron të shohim librin e saj.

Dhunimi, shkruan ajo, është krimi i luftës “më së shumti i neglizhuar” në Konventën e Gjenevës më 1949. Rrallë është hetuar. Rrallë shkruhet për të. Këtu ajo sjell një prej përimtimeve më të shteruese të dhunës seksuale si armë e qëllimshme, e përdorur për të përftuar terror e poshtërim.

Libri i saj sjell dhembje teksa lexohet, por duhet t’i kërkohet secilit që është i interesuar në çështje ushtarake e globale.

Në kanunin e letërsisë mbi konfliktin, dhunimi zor se zë vend. Shumica e librave të atillë merren me strategjinë ushtarake, heroizmin mashkullor dhe vuajtjen. Ushtarët burra vdesin ose kthehen në shtëpi. Por çka për gratë? Oh, po, ato janë plaçka: burrat janë mish për top, gratë janë mish për burra.

E megjithatë dhunimi në luftë sjell po aq shkatërrim sa armët. Mund të shkatërrojë familje e t’i lërë të mbijetuarat përjetësisht me vragë.

Luftëtarët ia dalin me plaçka seksuale, argumenton Lamb, për shkak se burrat në pushtet nuk i ndalin:

Si një korrespondente e jashtme, Lamb u kushtoi vëmendje grave në zonat e konfliktit për shkak se kolegët e saj dukeshin më të interesuar për të intervistuar burra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat