Kujdes

Kultura

Kujdes

Nga: Dibran Demaku Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:56
Dibran Demaku

as s'te shoh e as s'më sheh
as s'te njoh e as s'më njeh
edhe të shoh edhe më sheh
edhe të njoh edhe me njeh
një pasqyrë në mes

sonte paska dhimbje dhëmbi
zemra qenka më e fortë se shkëmbi
copë-copë pasqyrë prej xhami
ëndrra thotë nuk u bë nami
ruaji gishtrinjtë-kujdes...

Sa herë më merr malli

a je zanë e ardhur nga mali
a je sirenë e dalë nga deti
sa herë për ty më merr malli
prehje gjejë në varg poeti

sa herë për ty më merr malli
prehje gjejë në varg poeti
a je zanë e ardhur nga mali
a je sirenë e dalë nga deti

a je zanë e ardhur nga mali
a je sirenë e dalë nga deti
prehje gjejë në varg poeti
sa herë për ty më merr malli...

Më kujto

më kujto edhe kur jam
më kujto edhe kur nuk jam
më kujto edhe kur të kam
më kujto edhe kur s‘të kam

më kujto edhe në ditët me borë
më kujto edhe në ditët me diell
më kujto edhe kur më ke në dorë
më kujto edhe kur më ke në qiell...

Ke zemër apo gur

natyra të ka stolisur
të bukur e tërë nur
në gjakun e lëvizur
ke zemër apo gur

në gjakun e lëvizur
ke zemër apo gur
natyra të ka stolisur
të bukur e tërë nur

të bukur e tërë nur
natyra të ka stolisur
në gjakun e lëvizur
ke zemër apo gur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat