Po të dëgjoj një herë

Kultura

Po të dëgjoj një herë

Nga: Fatmir Lohja Më: 30 shtator 2020 Në ora: 07:50
Fatmir Lohja

Pa filluar fushata elektorale janë ndezur motorrët e politikanëve. Pozitë e opozitë kane marrë përsipër t’u çjerrin sytë njëra- tjetres. Si asnjëherë tjetër, me pasion, po diskutohet:” Do të hapen, apo nuk do të hapen listat!? A ka marrëveshje të fshehta midis PS e PD, në kurriz të partive tjera? Po me “ partiçkat” çfarë do të bëhet.

Nuk po shohim , nuk po dëgjojmë, programe politike elektorale, se medemek është herët, dhe kundërshtarët na e vjedhin me gjithë lecka, punën e ndritur!? Aktualisht vëmedja e pozitës,dhe e opozitës, është përqendruar, për të kundërshtuar në çast , çdo “ xhevahir” që nxjerr nga goja kundërshtari. Zëdhënësit e partive janë në punë non stop, sa të vjen keq kur e sheh përgjumjen e tyre.

M’u kujtua një anektodë e vjetër. Burrit, me musteqe të gjata, i qe ngulitur në kokë , se po të bënte të kundërtën e asaj që i kërkonte e shoqja, i del gjithnji mbarë. Flokgjata qe më e zgjuar se i shoqi. Ajo e mori vesh shpejt marrëzinë e tij. Për të kryer nevojat e saja,i binte nga Dajti. I kërkonte të kundërten , që deshironte. Ky kompromis të marrësh nuk i acaronte marëdhenjet bashkëshortore, sepse çiftit i plotësoheshin tekat individuale.

Nuk dua mish,- shprehej gruaja . Minimalja priste pulën musteqja. Nuk dua këpucë, fustane, … me vrap, me deshirë,…. vraponte në pazar burri ,për të blerë mallrat e modës se fundit. Mos më ço të prindërit ! Me ta dëgjuar musteqja e vinte në shpinë të shoqen . Te vjerri arrinte tepër i lodhur. Vitet kalonin, natyrisht edhe lojës po i dilte magjija.

Një ditë, kur po kalonin në va, për të shkuar te shtëpija e vjerrit, gruaja në shpinë të musteqes, në mes të ujit, i kërkoi të shoqit ta hidhte në ujë.

-Po- e miratoi i shoqi.- Vetëm kësaj herë po ta dëgjoj fjalën!

Dhe uji e rrëmbyeshëm e mori njëherë përgjithmonë gruan e ngratë .Nuk ndërhyri as shteti për ngjarjen, sepse e arsyetoi si një kerkëse të sinqertë të flokgjatës. Musteqja u përshendet, që u emancipua, duke plotësuar me përkushtim kërkesën e të shoqes.

Si për çdo shqetësim qytetar u ndez debati pasionant midis pesimistëve dhe optimistëve. Pesimistët nuk e tregojne më gjatë anektodën e mësipërme. Optimistët , për të cilët kam respekt, e tjerrin me hollë,e më gjatë , për të na mbushur mendjen se fituan te dy palët nga ngjaria . Gruan, uji , e nxorri në një fshat shumë larg. Ajo u martua me një azgan, që i respektonte gratë. Musteqes, kur mbeti vetëm, thonë se i erdhën mendt. U martua me bindjen për ta dëgjuar gruan, se rrugë tjetër nuk ka, për ta jetuar mirë këtë jetë të vetme.

Mendoj se nuk e gjen gjë pozitën, edhe opozitën, të bëhen optimistë se paku njëherë. Të bien në kompromis , konsensus,…, ta emërtojnë si të duan, por të merren vesh. U bëhet mirë edhe politikanëve ,edhe ne shqiptarëve. Të shkojmë në prill te kutitë e votimit, jo si dikur me lodra e cyrle dy orë përpara se te hapeshin qendrat zgjedhore, por të bindur, që për herë të parë nuk do të na tjertësohet vota e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat