Cikël poetik - nga libri në dorëshkrim, "Monumenti i fjalës"

Kultura

Cikël poetik - nga libri në dorëshkrim, "Monumenti i fjalës"

Nga: Atdhe Geci Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:01
Ilustrim

1 .

Shqipëri, njih prejardhjen e gjuhës

Mos e kthe kokë nga fqinjët armiq

Mosnjohja e prejardhjes së gjuhës

Pemën e gjuhës sonë mund ta thaj…

 

2 .

 

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm libri flet dhe bën dritë,

vetëm libri mbushë të vërtetën,

e shtatëzënë lë lirinë e shkelur…

 

3 .

 

Digjet e piqet kjo botë n ́zjarrmi

Atdheut tonë ngulmon gjak i ri

arti i çlirimit nuk njeh kufij,

në të gjitha kohërat ka emrin, liri...

 

4 .

 

Jam fije bari i bimur n ́këto troje,

jam gjuha shqipe e dheut amtar,

në zemër kam të dashurën Kosovë,

në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

 

5 .

 

Kam pakënaqësi në kraharor,

do duhej të isha më i lumtur;

jam popull me vaj të moçëm,

kam histori të pasur të fillimit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat