Thënie të Henry Ward Beecherit: Nuk bëhet kush i pasur nga çfarë fiton, por nga çfarë heq dorë!

Kultura

Thënie të Henry Ward Beecherit: Nuk bëhet kush i pasur nga çfarë fiton, por nga çfarë heq dorë!

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 11:28
Henry Ward Beecherit

• Mirënjohja është lulja më e bukur që zemra çel.

• Humbja është shkolla në të cilën e vërteta rritet gjithmonë e fortë.

• Nuk është i mençur askush që nuk di të jetë i marrë në çastin e duhur.

• Nuk është dalja nga porti, por kthimi, që e përcakton suksesin e një udhëtimi.

• Dashurinë e prindërve nuk do ta kuptojmë dot derisa të bëhemi prindër vetë.

• Është zemra që e pasuron njeriun. Ai është i pasur për atë që është, jo për atë që ka.

• Librat janë dritare përmes të cilave shpirti shikon përjashta.

• Nuk bëhet kush i pasur nga çfarë fiton, por nga çfarë heq dorë.

• Dashuria është lumi i jetës së botës.

• Nuk është puna që i vret njerëzit, por shqetësimi. Puna është shëndet, ndërsa shqetësimi është ndryshku në teh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat