Nga Antologjia e vargut agimian

Kultura

Nga Antologjia e vargut agimian

Nga: Agim Desku Më: 11 tetor 2020 Në ora: 17:54
Agim Desku

Kulla e Junikut

Juniku apo mendja e ndritur rri edhe tek

Indira Avdyl Hoxha

Është thënë dhe ka për t'u thënë

Shumë herë këtyre trojeve

Mendja e ndritur rri këtu

Ku rrjedh lumi

Si lum lumi i Ali Podrimjes

Të pa shpirt ishin shekujt

Nëpër histori

Fuqia e tyre për asnjë çmim

S'na lëkundi nga rrënjët pellazge

Këtu jetohet me frymë zëri

T'zanave

Me lapsin e poetit Din Mehmeti

u këndohej legjendave

Që e dridhën Evropën

Së lirinë e duam

Aq sa tokën e shqipeve

Apo duhej një grusht

I krisur Migjenian

Nëse bota di t'i njoh

Betejat e Gjergjit

Apo di veç copa të krijon

Nga ashti ynë i shejtë

Këtu kuvendoj lashtësia

Burrat që krijuan emër

Së patën zemër.

ERUDIT

Auortën e zemrës ma plase Erudit

Unë kam faj pse nuk di të dehem

Nuk më bën fare nëse ti je rebel

Apo para Evës të bëhesh zoti im

Erudit cili jemi gur a më burr i fisit tim

I fundit jam që hy pa ty në parajsë

Për dashuri mos i qofsha fal askujt

Në legjenda hy për besë t'Doruntinës

Mëkat si e groposin veten e dashurinë

Me thellë së topuzi i Gjergj Elez Alisë

Nerëzit janë shndërrue në Bajloz mallkimi

Nuk shohin bardhë veç zi vërbimi

Erudit më mbaj për dore deri në fitore

Sa here të grindet fjala më mua a me ty

Do t'i bëhem rob dashurisë së saj

Të mos i humb virgjëria në sytë e huaj.

NDEZA NJË CIGARE

E ndeza një cigare

T'i tymosi ëndrrat e jetës

Për të cilat jetoj e vdes si hero

Më pihet për fjalën e krisur

Kur s'di së çfarë është e bukura

Ndezëm si qiriu i Naimit

Sa herë bëhem flakë malli

Ndonjëherë më mbytë edhe mua

Deti i dashurive serëmbiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat