Teatri i Gjilanit rikthehet me premierën “7 Shkallët”

Kultura

Teatri i Gjilanit rikthehet me premierën “7 Shkallët”

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 tetor 2020 Në ora: 18:26
Emine Toska

Sot, Teatri i Qytetit të Gjilanit do të jep Premierë, shfaqjen “ 7 Shakllët”, e cila është bërë me shumë dashuri për rikthimin e përbashkët në teatër.

Lidhur me ketë shfaqeje për “Bota Sot” ka folur edhe aktorja pjesmarrëse, Emine Toska.

Ndër të tjera aktorja Toska shpreh ndjenjat e gëzimit me rastin e rikthimit të jetës kulturore, sidomos teatri.

Aktorja Toska e përshkruan rikthimin në teatër mjaft të veçantë, meqense “ aktorët pa skenë janë si nëna pa fëmijë, si nata pa yje, si pranevera pa lule “ shton më tutje aktorja Toksa.

Gjithashtu Emine Toska tregon me sinqertet, se I kanë munguar emocionet e publikut, të cilët ajo i clerëson “ si ushqim i shpirtit, pa të cilët nddjehem e zbrazët, ata përmbushin jetën dhe i japin kuptim asaj”, shton krejt në fund aktorja e njohur në mbarë Kosovën, dhe kudo që flitet shqip, Emine Toska.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat