Plasi gazi

Kultura

Plasi gazi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:51
Kopertina

Me kohë dhe humori

ka marrë tjetër erë,

keni parë gomar

të qeshë ndonjëherë?!

Më lehtë do të bësh

një portret ariu,

sesa një buzëqeshje

në fytyrë njeriu!

Ku u tret shakaja

që ndriti në nur?

Se ç’na zu belaja

s’qeshim si dikur!

Se jemi shteruar

nuk e marr me mend,

edhe sot mes nesh

gazmorja ka vend!

Jemi si jemi

lumi seç na mori,

po gaz ende kemi,

Rron ende humori!

(Marrë nga libri i anatemuar “Kur të qeshë fati”, botuar në edicion të “Fjalës”, Prishtinë,1994, autor i të cilës u nxor në gjyq 28 herë për 5 vjet rresht, duke u akuzuar nga Gjykata komunale e Bujanocit, se me poezinë “Me shajkaçe në Evropë”, kinse paska vënë në tallje dhe qesëndi kombet dhe kombësitë në ish Jugosllavi)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat