Nënës

Kultura

Nënës

Nga: Rrushe Behluli-Sadiku Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:56
Nëna e Rrushe Behlulit - Sadikut

I

Mos kujto, se t’harrova Nanë

Më mungon, t‘gjithëve ju kam thanë

Kur më thirrshe, menjëherë me ardhë

Gjithçka bajsha, për ty, me qenë pranë

II

Pak kam ba, me vete kam thanë

S’ikur t’shihja, n’Mekë do t’nisem n’kamë

Kur kërkojsha, shumë shpesh një këshillë

Si fëmi më msoje me t’mirë

III

Fjalë e nanës, kur t’sillet rreth kokës

Më e madhe se urtësia e botës

Veç kujtimet tash m’a zbusin zemrën

Bi e qohem me të shenjëtin emër

IV

Tash nuk t’kam duart me t’i puth

Tash nuk t’kam ti për mu me u lut

S’mbetka njeriu jetim veç n’rini

Malli i nanës të mbytka gjithënji

V

Mos ke frikë nanë të lutem fortë

Prej këndej t’due edhe sot

Rrugën e jetës nga ty e mësova

Plagën e zemrës nga ty e shërova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat