Në tempullin e vetmisë

Kultura

Në tempullin e vetmisë

Nga: Vlora Rexhaj Morina Më: 17 tetor 2020 Në ora: 22:28
Vlora Rexhaj Morina

NË TEMPULLIN E VETMISË
Në tempullin e vetmisë sime
Fle një ëndërr e brishtë
E brishtë si gjethi i harruar
Në degëzën e thatë t'pyllit
Në divanin e natës lënguese
Thërmohej lëkura
Në kthetrat e hapura të erresirës
Si lapidarët e rrënuar shekujsh
Ankthet vizatojnë portrete
Në horizonte të errit
Në fushbetejat e netëve t'acarta
përpëlitet trupi im
nën çarçafin e përjetësisë.


IKU KOHA
Koha iku me një copëz shpirti në krah
U nis stinëve të verdha kokë ulur
Nën dhëmbë kafshonte ofshamat
Nxjerr nga palca e lugjeve të mallit!
Horizontëve të diellit ecte pa ndal
Këmbëzbathur maste hapat e dritës e të makthit!
Nën muzg me shpirt kapitur
Kërkonte dritëzën e faniturë të diellit
Por shpirti i venitur kish pëlcit
E kuptoi që ishte ëndërruar në ishullin utopik.


DEHJE
Sonte
Se ç'më deh ky shi
Lehtas
Kur bie supeve
të rënduara të shpirtit
E rrëshqet të trupit
braktisun ëndërrash
Si simfoni psalmesh mesjetare
Pikat e shiut
godasin ombrellën e fatit
Bien trotuareve të pashkeluna
bëhen pellgje malli
bashkë me lotët e shpirtit
Derdhë në lumin e gjate te jetës.


EKZISTON
Ekziston një lot
Që rrëshqet
Dhe një zemër
që thërret
Ekziston një gjysmë gote
e mbushur me raki
Dhe një shpirt
mbush plotë mërzi
Ekziston një hënë
e plotë
dhe një det mbush
me dallgë plotë
Një shkëmb që vala përpin
dhe një natë plotë me errësirë
Ekziston dhe një yll
një diell ekziston
dhe i pafundmi qiell
Ekziston një ag
një perëndim
dhe një radhë
për në amshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat