Faslli Haiti urtësia që u foli të gjithëve

Kultura

Faslli Haiti urtësia që u foli të gjithëve

Nga: Bledi Filipi Më: 18 tetor 2020 Në ora: 07:06
Faslli Haliti

Ai që ishte dëshmi e asaj kohe të hidhur, asaj kohe kur askush nuk kishte guximin të shkruante a mendonte ndryshe u shua! 

Pati kurajon të shprehte atë që ndiente në ato momente kur s’të lejonte kush. E për këtë i hoqën të drejtën e botimit dhe e çuan të punonte në kooperativa të ndryshme të Lushnjës. 

 Zgjodhi të largohej atëbotë, pasi i kreu detyrat jetësore, shoqërore dhe kombëtare. Duke mos rreshtuar asnjë çast së shkruari, shqipëruari për lexuesit shqiptar. 

Është cilësuar nga kritika si një ndër penat më të rëndësishme  të letërsisë shqipe. 

Faslli Haiti, nuk foli kurrë me gjuhë urrejtjeje, se rrahu kurrë gjoksin e të thoshte unë. 

Nuk foli kurrë me gjuhën e forcës, as me ata që stisën përndjekjen e tij por çdo gjë ja la kohës. 

Ai foli veç me urtësinë e tij  që tregonte fisnikërinë dhe bujarinë e një kolosi e mendimtari. Qe një enciklopedi për këdo. 

Prof. Adriatik Kallulli do ta cilësonte si “një ndër poetët shqiptarë që ka ecur më shumë pranë një lumi të qetë fushor, brigjeve të të cilit ka lulëzuar një jetë me shumë dritë.” 

 Poeti që solli një frymë të re në letërsinë kombëtare u lind në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Kreu  Liceun Artistik për pikturë. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. 

Pat punuar si mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën “Dielli dhe rrëkerat “, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

 

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. 

Është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. 

Ai qe poeti që e qëmtoi fjalën si bleta nektarin, për ta vendosur në vargje që nuk vdesin kurrë! 

Vargjet e tij, të mbushura me sharm  dhe elokuencë mbeten mesazh i gjallë për brezat. 

Faslli  Haliti me krijimtarinë e tij, zë një vend të rëndësishëm në letërsinë kombëtare. Jeta dhe vepra e tij do të jenë një dëshmi  dhe udhërrëfyes për brezat, pasi janë gërshetim i së shkuarës e të tashmes, reales dhe  aktuales. 

Poetë të tillë nuk vdesin kurrë, ata e përjetësojnë jetën e tyre në vargje që trashëgohen brezave. 

Shkrues  dhe studiues dalin në çdo kohë, por personalitete si Faslli Haliti rrallë gjen. 

Jetoi një jetë me stuhi, por ato e forcuan edhe më tepër  për të jetuar mes njerëzve për njerëzit. Me komunikimin e tij i jepte forcë kujtdo, e kështu do të kujtohet nga cilido. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat