Këndoj për letërsinë, jehoj me diturinë

Kultura

Këndoj për letërsinë, jehoj me diturinë

Nga: Sali Leka Më: 19 tetor 2020 Në ora: 08:54
Sali Leka

O sa shumë më dhimbsen ata që nuk e duan letersinë.

Nuk e duan se nuk e dine, as e kuptojnë.

Ata e ato e urrejnë edhe diturinë.

E urrejnë fort deri në palcë e në gjak.

Ashtu jetojnë, lëngojnë e rrënkojnë.

Ditë e natë pa dëshirë, as ndjenjë, as merak.

Me sy shikojnë, por asgjë nuk dallojnë.

Dëshira, ndjenja e meraku janë shkëlqim e mrekulli.

Janë aftësi, iradin, gëzim e dituri.

Të mbushin, të forcojnë si fildish e qelibar.

SALI LEKA

Ah sa shumë janë shtuar njerëzit e mangët, pa dituri.

Ah sa keq janë tkurrur e shtrembëruar.

Janë zhytur e përlytur në batak si vandak.

Kanë bukë e gjellë, por nuk duan me e shijuar.

Thonë jemi sëmur, e nuk kemi oreks.

Në fakt janë mazur, krund e ters.

Mendja e tyre e atrofizuar, llogjika e paksuar.

Krejt të marrzuar, në dimër e në behar.

Edhe në verë e në vjeshtë vetvetes i bëjnë zarar.

Nuk lartësohen si bardhak, mejdan e bajrak.

Por fundosen e jargosen si brumbull e trumcak.

O sa dëshirë kam që të drejtohen e të lartësohen.

O sa merak, kam që të diturohen, e të vitalizohen.

Tani në Tetor muaji i letërsisë, i krejt gjithësisë.

Me evenimente artistike mbarë botërore.

Me aktivizime pompozike nëpër televizione mediatike.

Unë me tregime faktike e poezi lirike eposike.

Shumë të dobishme shinike, për jetën njerëzore.

Unë nuk u bëj reklama, ditirandike fantazmorike.

Për mua 12 muajt e vitit janë epoka e letërsisë e diturisë.

Tregimet faktike e poezitë lirike eposike.

I lexojnë, i këndojnë njerëzit që janë me etikë e llogjikë.

Fatkeqësisht janë shtuar njerëzit, pa etikë, as llogjikë.

Në fakt e kanë llogjikën, por të mykur të kalbëzuar.

Etika e llogjika e mykur janë më keq sesa mëlçia e infektuar.

Edhe se sa veshka e stomaku i atrofizuar, i dekompozuar.

Unë këndoj e shkruaj për ata pak njerëz me llogjikë të shkëlqyer.

Edhe për ata me dituri etikë, ilminike të pastër, të pëlqyer.

O sa shumë jam i gëzuar me këta pak njerëz të admiruar.

Që ishin me llogjikë etikë, e dituri të lartësuar.

Edhe janë e do të jenë të aftësuar, të vitalizuar.

Sipërdreq janë paksuar njerëzit e paaftë e pa vitalitet.

Janë si barkdreq, pa vullnet, pa seder, as lezet.

Edhe nuk duan letërsi me tregime, poezi, për çdo njeri.

As dituri filozofike iradinike, teuratike me shëndet e kimet.

As besim sublim e betim për blerim, shkëlqim e mrekulli.

O sa keq o shekulli XXI, janë shtuar njerëzit qafirin.

Nuk kanë besim, as Amin e janë si urith e kërmi.

Nuk bëjnë betim sublim e nuk dinë audenc e veratisin.

Por dinë e bëjnë cirrkimick, hutick, e krunkerthi.

Mos o shekulli XXI, mos e pengo shekullin e XXII.

Do ti shtojë njerëzit me besim e betim sublim.

Edhe me dituri, etikë, llogjikë, vision e iradin.

Shekulli XXII me pasion e obligim solid ilmin.

Shtatë milion Shqiptarë do ti mbushi me besim.

Do ti forcojë me ovacion e do ti nderojë me betim.

Shtatë milion Shqiptarë në Ballkan, sot nuk janë sakllam.

Plus tetë milion në Diasporë janë krejt hashaman.

Akoma më keq se në kohën e Sulltan Selimit.

Kanë mësuar me shkruar nga dy e tre gjuhë të rruzullimit.

Por nuk dinë me shkruar gjuhën e epokës së Skënderbeut.

As gramatikën e leksikun e Shën Konstandinit.

Dituria e prokopia e kombit, jehona e lavdia e Atdheut.

O sa dëshiroj që tani në shekullin XXI, viti 2022.

Shqiptarët në Ballkan të pajisen e të mbushen me besim.

Të sajdisen e të forcohen me betim sublim.

Të krenohen e të jetojnë me dituri, lezet e iradin.

Unë nuk lodhem për të shkruar e për të kënduar.

Për ata pak Shqiptarë besimtarë të betuar.

Edhe dijetarë të kulturuar ilminikë të admiruar.

Edhe teuratikë e ShënKonstandinikë të obliguar.

Për këta pak Shqiptarë kristal, ajk qelibari i pashteruar.

Shtatë milion këngë e poezi, do të shkruaj e do të këndoj.

I palodhur, i papërtuar, por akoma më shumë i vitalizuar.

Bashkë me ata besimtarë krenohem, vallzoj e jehoj.

Me ata pak besimtarë fisnikë teuratikë e theksoj.

Edhe me ata pak guximtarë kreshnikë viganikë vazhdoj.

Akoma më shumë tregime e poezi rreshtoj e nuk ndaloj.

Në shekullin XX 85 libra me betim i kam shkruar.

Nuk i botuan censorët e mizorët me logjikë të kalbëzuar.

Unë u fola: Nuk jam i dëshpëruar zuzarë shtrembalarë.

Për mos botimin e tregimeve e poezive shembullore.

Por jam i përmalluar për dy milion shqiptarë dijetarë.

Me dëshirë e vullnet për të mësuar e lexuar.

Banojnë e jetojnë në trojet e lashta pallazgo Iliro-Arbnore.

Librat e mia duhen botuar përhapur me pesë milion kopje.

Edhe për Shqiptarët në Ballkan, Europë, Amerikë e Australi.

Shqiptarë kishte e ka në Bukuresht e në Sofje.

Bukureshti Rumanisë, Sofja e Bullgarisë.

Bashkë me Plovdivin e Vranja rrafshina e Detit të Zi.

Ishin komuna e krahina Bosforo-Bizantine.

Enklava e Dioqeza Kristiano-Konstandine.

Tani në shekullin XXI, Shqiptarët janë deformuar.

Janë tulatur, venitur, asimiluar e konvertuar.

Kanë mbetur si të mekur, pa kijafet e pa lezet.

Belbëzojnë gerr e ferr, as lexojnë, as kuptojnë.

Ditën marrëzohen, matufepsen e rrënkojnë.

Natën tramaksen, lëngojnë e vajtojnë.

Pa llogjikë e pa vizion, pa dëshirë e pa vullnet.

Llogjika e vizioni janë blerim e shkëlqim.

Edhe kur nata e ndalon e mbulon tokën me errësim.

Shkrimi e leximi janë energji e aftësi vitale.

Llogjika etika e dituria janë forca kolosale.

Unë shkruaj çdo natë tregime e poezi.

Edhe për ata që as lexojnë, as betohen.

Edhe për ata që as jehojnë, as krenohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat