Kur heshtja lëkundet pranë britmës së heshtur

Kultura

Kur heshtja lëkundet pranë britmës së heshtur

Nga: Nue Oroshi Më: 19 tetor 2020 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Britma e heshtur.Është një fjalë që më tepër ka karaktër poetik por që në fakt në brendësinë e saj është  mbledhur i gjithë ai mllef i pakënaqësisë për kohën që po e jetojmë.Shumë intelektual dhe intelektuale sot janë kapluar nga britma e heshtjës kur koha po ju levizë dhe shkundë heshtjen e lekundër.Kudo ku sheh shenja të pakënaqësisë së luftës në mes njerëzisë dhe djallëzisë, pranë panteoneve qiellore mbushën shtojzavallët me heshtjën e lekundur që nuk ju dëgjohet britma që e ka kapluar heshtja.Në mes të mureve njerëzore ku toka i bënë lutje diellit për pak ngrohtësi janë përzier mendimet që shëndrisin porsi vijat e skuqura të diellit që sillet e mbështillët duke dhënë ngrohtësinë pranë lëkundjeve të tokës.Edhe lëkundjet e tokës shpesh ndalën kur ndëgjohet jehu i bukurisë qiellore, që sillet vërdallë duke e ndalur heshtjën e lëkundur.

E zërat e të pakënaqurve kanë marrë rrugët e botës.Ata janë strukur pranë zjarrit për tu ngrohur në errësirën e heshtjës.Edhe kulshedrave edhe drangojve ju ka lagur baroti.Ata nuk po luftojnë me njëri-tjetrin por po shikojnë lojërat që po zhvillohen mbrenda teatrit të absurditetit.Shumë artistë kishim pasur, por historikisht ne shqiptarët kemi vuajtur nga politikanët.Në 80 % te rasteve gjatë historisë politikanët tanë kur kanë ardhur në maja të pushtetit e kanë harruar popullin dhe ka ekzistuar një mur i madh në mes të politikanëve dhe popullit që i ka votuar.E derisa politikanët tanë krijojnë mure ndarëse me popullin që e udhëheqin heshtja i ka lëkundur intelektualët që vetëm shikojnë dhe bërtasin në heshtje.Kur qahet një mur është me e lehtë se kur heshtë një burrë.E them për faktin se të heshtësh në kohën kur kryqëzimet e orientimit politik kombëtar e kanë marrë tatëpjetën është baraz me fajin që e bartin politikanët sharllatanë që janë mësuar duke iu leshuar rrugë çdokush dhe duke u gjuajtur me fjalë me njëri -tjetrin ditën e duke ndarë pazarët natën.

Edhe shpendkeqi edhe shqiponja janë zogj.Por shqiponjat fluturojnë në lartësi dhe janë krenare që i takojnë lartësive qiellore kurse shpendakeqët gjithmonë përzihen në tokë duke kërkuar ushqimin pa u kursyer se ku e fusin sqepin.

Ndjenja në mes të bukurës dhe të madhërishmës kur ndëgjon zërin e bubullimës pa e ndarë se cila është e bukura e cila e madhërishmja, e cila  jep një vijëzim në panteonin qiellor se ne shqiptarët atëherë kur është dashur dhe kur duhet të jemi të bashkuar gjithmonë kemi gjetur vegëza te vogëla  që jemi ndarë dhe nuk kemi gjetur harmoninë e përbashkët e qetësinë shpirtërore që pa hezitim çështjen shtetërore dhe kombëtare ta vendosim para asaj personale.Kur lartësia qiellore shihet nga bregu i pikëllimës një palimpsest i shkruar në hieroglifet e vjetra tregon se kultura nuk fitohet por ajo lind.Dijenia mund të fitohet por kultura është e lindur.E pikërisht këtu është edhe dallimi në mes të diturit dhe të kulturuarit.Ka intelektual që janë të ditur dhe kanë lexuar por iu mungon kultura njerëzore.E njerëzorja gjithmonë duhet të jetë para djallëzores.Këtu  mbyllet ai cirku i heshtjes së lëkundur dhe fillon britma e heshtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat