Miratohet ligji për të drejtat autoriale, nga tani kompensimi i autorëve për përdorimin e krijimtarisë së tyre është i detyrueshëm

Kultura

Miratohet ligji për të drejtat autoriale, nga tani kompensimi i autorëve për përdorimin e krijimtarisë së tyre është i detyrueshëm

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:59
Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se s1ë fundmi është miratuar nga Qeveria e Kosovës miratimi i ligjit për të drejtat e autorit.

Nga tani e tutje, të drejtat e krijuesve artistikë dhe letrarë në vend do të njihen në bazë të ligjit, i cili u miratua më datë 19.10.2020.

Për këtë gjë, Dumoshi, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Vendim historik për një të ardhme më të mirë për autorët e krijuesit e vendit tonë. Sot Qeveria Hoti ka marrë vendim për miratimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur dhe të drejtën e autorit me rastin e ritransmetimit, përmes të cilit vendoset kompensimi i drejtë dhe adekuat për autorët, krijuesit e investitorët e veprave audio-vizuale. Me këtë vendim, krijohet një sistem funksional i drejtës së autorit që u mundëson bartësve të drejtave kompensimin të drejtë për veprat e tyre, si dhe përmbushet obligimi për zbatimin e të drejtave pronësore intelektuale që dalin nga neni 77 dhe 78 i MSA-së. Duke pasë parasysh rëndësinë e kompensimit të krijuesve, autorëve dhe mbajtësve të tjerë të drejtave, si dhe rëndësinë për krijimtarinë intelektuale dhe kulturore, uroj krijuesit, artistët dhe autorët për këtë vendim historik, për një të ardhme më të mirë për autorët e krijuesit në vendin tonë”, ka shkruar Vlora Dumoshi në Facebook.

Të lumtur për kalimin e këtij ligji u shprehën edhe Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Ata përmes një statusi po në rrjetin social Facebook, njoftuan se tashmë kompensimi i autorëve për përdorimin e veprave të tyre është i detyrueshëm edhe nga ligji.

“Me datë 19.10.2020, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për miratimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të drejtën e autorit përmes të cilit vendoset kompensimi për autorët, krijuesit e investitorët e veprave audio-vizuale. Me këtë vendim, krijohet një sistem funksional i drejtës së autorit që u mundëson bartësve të drejtave kompensimin të drejtë për veprat e tyre, si dhe përmbushet obligimi për zbatimin e të drejtave pronësore intelektuale që dalin nga neni 77 dhe 78 i MSA-së”, shkruan Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat