Fjala e fundit

Kultura

Fjala e fundit

Nga: Atdhe Geci  Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:47
Atdhe Geci 

Aristidh Kolia, në veten e parë!

 

Çamëri, të puthsha ballin

me arvanitët je një vëlla

nëpër rrugë kudo ka diell

fjalë të gjalla të gjuhës sonë

                                  

Një Atdhe e kam zemrën

e thash në Artë e Athinë

kraharorin e kam flamur

Kuq e Zi, si  në  Shqipëri

 

Nuk i vihet pranga fjalës

nuk i vihet pranga gjuhës

Shqipëria është gjaku ynë

nuk i vihet pranga diellit

 

Zgjohuni çamë e arvanitë

jem shqiptar, jemi vëlla

tek ky diell e tek ky det

Shqipëria është e lashtë

 

Çamëri, gjakja  e  Zeusit             

jemi komb  me përëndi

bimur jemi tek kjo tokë

kur ky dhé s´ishte Greqi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat