Libri, kultura, puna ne mendimin dhe veprën e Lasgushit

Kultura

Libri, kultura, puna ne mendimin dhe veprën e Lasgushit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:51
Ramiz Spahiu

Duke rilexuar veprën dhe biografinë e kryemjeshtrit të vargut shqip, dua që nga shumësia dhe gjithë vlera lasgushiane, t’i veçoj disa mendime psikologjike, edukative dhe kulturore, për te cilat flet poeti.

Libri, leximi e studimi janë koncepte të shpesh përmendura dhe të mirë sqaruara nga Lasgushi, në ditar, korrespondencë dhe shkrime tjera si dhe në bisedë me shokë, miq dhe biograf të tij. Lasgushi, njeriu qe tregoi etje të madhe për të mësuar, ndjente kënaqësi dhe gëzim të veçantë kur e kishte librin në dorë, kur lexonte e studionte. Kështu duke folur për një libër të Pjetët Bogdanit thotë: “kur pata gëzimin që ta shëkoj me sy … ta çik me dorë … ta studioj dhe ta përpij” *) . Dhe, vazhdon më tej: “unë e kam jo lexuar, po studiuar se një libër që vlen nuk lexohet, po studiohet” *). Si kushte psikologjike të domosdoshme për të mësuar, dëshira, vullneti dhe interesimi, vërehen te Lasgushi në çdo hap, si gjatë shkollimit të rregullt edhe në kohën e lirë kur ai vet arsimohej. “Italishten e kam mësuar nga një libër kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç. Mësoja nga 20 faqe në ditë. Jo, jo nuk i mësoja, i përpija! … dhe ditën e dymbëdhjetë unë dija italisht” *). Ose kur flet për interesimin në ligjërata gjatë kohës së studimeve: “rrija gjithnjë në bangot e para që t’i dëgjoja e t’i përpija të gjitha” *).

Për kulturëndhe për ngritjen e tij kulturore, Lasgushi kujdesej shumë. Studioi tre vjet në Rumani, dhe thotë se në kaq kohë u mundova të përpij kulturën rumune. “Isha i uritur për të ngrënë, po isha më shumë i uritur për kulturë. Dhe, që ta plotësoi kulturën time, desha të mësoj hebraishten e vjetër, për t’i lexuar në origjinal Profetët, dhe Sanskritishten, sepse më pëlqente bota Indike dhe kultura e saj” Për këtë ndiqja kurset, dhe rrija gjithnjë në bangot e para që t’i dëgjoja e t’i përpija të gjitha”. *)

U takova me Lasgushin në Tiranë, me 9 prill 1980, thotë Sabri Hamiti. Për dhuratë i sillja librin e tij Vdekja e Nositit, botuar nga Rilindja. Ai, i habitur me bukurinë e librit thotë: “ky është libri më i bukur që kam parë ndonjëherë. Unë do ta mbështjell, do ta ruaj . . . Kështu duhet te ruhet kultura”. *) Lasgushi e shihte kulturën një dhe të pa ndarë nga libri. Kultura është vetë libri, shkrimi e këndimi. Sa më shumë libra të kesh lexuar, aq je më i kulturuar.

Puna - si burim i gjithë të mirave, është e njohur edhe për vlera të gjithanshme edukative. Poeti kulturën e shihte të ndërlidhur ngushtë me punën. Me punë bëhet kultura. Në shkrimet e Lasgushit gjenden edhe mjaft mendime me vlerë mbi edukatën e punës. Lasgushi ishte i një mendimi me Gëten kur thoshte “gjeniun e krijon puna“. Poezia, arti është punë. Punë dhe vetëm punë. ”… punova me përkushtim gjithë natën. Çudi se edhe ata të uruar sy nuk me lypnin gjumë” *) Më tutje sipas Lasgushit puna të sjell qetësim shpirtëror, gëzim, lumtëri. “Në Poradec pranë teje jo vetëm isha i lumtur, po dhe punova siç më shëkonje” *)

Perëndia bashkë me talentin më dhuroi edhe vullnetin për të punuar. Edhe prindërit që në vogëli ma futën në gjak ndjenjën e punës. Me punë e kam ndihmuar talentin të thur poezi. Jam frymëzuar edhe nga eksperienca e poetëve të mëdhenj, si kanë punuar ata. Eminesku tha “poeti që të bëhet i madh, duhet të punoj ditë e natë”. Dhe unë, kam punuar shumë, vazhdon më tej Lasgushi; “gdhiheshe mbi libra. Lexoja, shkruaja se poezia, arti kërkon punë, bile punë titanike. Arti është punë, punë dhe vetëm punë.

Te shtojmë ne fund. Mendimi Lasgush Poradecit për librin, kulturën dhe punën do të jetë gjithherë një porosi e edukative për rininë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat