Një kokë me mendje që ndrçon!

Kultura

Një kokë me mendje që ndrçon!

Nga: Sami Arifi Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:45
Sami Arifi

Njëri i majtë tjetri i djathtë,

barazpesha t’jetë si është dashtë!

Populli unifikim kërkon,

përmes rrezës që ndriçon!

Trupi ka shëndet ndriçon n’mendje,

furnizohet pa hamendje!

Trupi i njeriut ka simetri,

me t’djathtë dhe t’majtë gjithnjë!

Barazpesha qëndron panda,

me dy duart e sy që ka!

Me dy këmbë dhe dy vesh,

shërbejn t’gjitha për një kokë përbesë!

Me i munguar një pjesë trupit pa rend,

u prangos njëra tjetra s’ka vend!

Kur rreziku vije nga armiqësia,

mbytet koka humbë simetria!

Prandaj shqiptarë që jeni n’parti,

mos dëgjoni djall t’zi!

Perëndia krijoi mrekulli,

trupi ka pjesë t’majtë dhe t’djathtë gjithnjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat