Të shpëtojmë nga pandemia!

Kultura

Të shpëtojmë nga pandemia!

Nga: Sami Arifi Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:29
Sami Arifi

Frymë sa t’duash s’ke drejtë për t’marr,

është përzier xehër me zjarr!

Me maskë n’gojë i kufizuar,

jetën tënde për ta shkurtuar!

Këtë e bëjmë për t’mos vdek tash,

me shpresë t’kaloi ky vërmash!

Ndoshta një ditë do t’jetë e bardhë,

për njerëzinë kjo shpresë për t’ardhë

Shpresojmë ne n’gjetje t’ilaçit,

t’i vejmë fund këtij kulaçit!

Një mendje pa hile ka për t’ndriçuar,

nga tmerri njerëzinë për ta çliruar!

Nga frika njerëzit n’glob t’shpëtojnë,

humanistat për këtë punojnë!

Tokën njerëzisë i la Perëndia,

përë t’lulzuar nga shëndetësia!

Humanistat veprojnë pa frikë,

që t’lulzojë jetë me dritë!

I sjellin globit lumturinë,

humanizmi mban njerëzinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat