Dumoshi: E nderuar të marr pjesë sot në Darkën e Lamës në Drenoc

Kultura

Dumoshi: E nderuar të marr pjesë sot në Darkën e Lamës në Drenoc

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:39
Foto nga takimi

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë se është e nderuar që po merr pjesë në Darkën e Lamës, organizuar në Dranoc të Deçanit.

Sipas saj, është ky organizim që simbolizon festën e gëzimit të njeriut që i ka përfunduar të gjitha punët e motmotit, duke vënë mbi të gjitha gëzimin për bereqetin e tokës sonë.

“Darka e Lamës është një festë gëzimi, një festë e begatisë dhe e të mirave që falë natyra, është një festë solidariteti dhe e punës së përbashkët të njerëzve që ndihmojnë njëri- tjetrin”.

“Përmes ruajtjes së traditave tona, ashtu siç e nisi edhe vetë Presidenti historik Ibrahim Rugova, dëshmojmë urtësi e dinjitet, çojmë përpara idealet e të parëve dhe pasqyrojmë atë që e kemi aq të çmuar – mikpritjen e bujarinë që na karakterizon si shqiptarë”.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar tre raste të vdekjeve si dhe 514 raste të reja me COVID-19.

Pavarësisht thirrjeve të IKSHPK-së që të mbahet distanca fizike dhe maskat, në këtë odë mund të vërehet se shumica e mysafirëve nuk janë duke i respektuar rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat