“Shtrigat” e letërsisë

Kultura

“Shtrigat” e letërsisë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:05
Foto Ilustrim

Një homazh për të gjitha shkrimtaret, që kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve me fjalën e shkruar, e hasim tek libri “Celebrating of Magical Women Writers”. Një përmbledhje e ilustrimeve të rralla, të cilat na shfaqin anën tjetër të këtyre grave magjepsëse të letërsisë. 

“Mungesa e shtrigës nuk e zhvleftëson magjinë”, shkruan Emily Dickinson. Shkrimtaret e njohura gjithnjë na kanë mahnitur me punën dhe veprën e tyre dhe kjo përmbledhje me ilustrime, të cilën e kanë sjellë për admiruesit e letërsisë autoret Taisia Kitaiskaia dhe Katy Horan është një nderim dhe homazh ndaj veprës së tyre.  Skica impresioniste të ndërthurura me mjeshtëri bashkë me fakte biografike dhe imagjinatën, vijnë përmes emrave të rëndësishëm si Sylvia Plath, Virginia Woolf, Octavia Butler, Sappho, Audre Lorde, Anaïs Nin, Gertrude Stein, Flannery O’Connor, Anna Akhmatova, Toni Morrison dhe Emily Brontë, të lindura “përpara se të ekzistonte gruaja”, ashtu siç Ursula K. Le Guin, e thekson në literaturën e saj të shkëlqyer aseksuale.

Ajo çfarë vihet re më shumë është edhe kujtesa për talentin e rrallë dhe testamentin unik të mençurisë së Toni Morrison, nga fjalimi i saj i famshëm me rastin e pranimit të çmimit Nobel:

“Ne vdesim. Mbase ky është kuptimi i jetës. Por ne e krijojmë gjuhën. Mbase kjo mund të jetë pesha e jetës sonë.”

Disa nga ilustrimet:

Anaïs e zë gjumi në anijen e qelqtë e të fundosur. Derisa ëndërron, alteregot që ngrihen nga trupi i saj.  Ato kanë flokë pis të zinj, një sy që mbyllet ngadalë në të gjitha fytyrat e tyre, gjokset dhe krahët. Ca koleksionojnë guaca deti, të tjerat ndjekin lëvizjet e diellit. Ca mbajnë shtëpi, bëjnë punë dore, ndjekin dashurinë. Ca operojnë me mediat e shkruara. Para agimit, alteregot bashkohen dhe bëhen një me Anaïs, i puthin njëra-tjetrës sytë, gojën dhe bëhen një trup i vetëm ashtu si sirenat e detit.

Duke kaluar rrugën në një ditë me shi, Virginia hedh hapa të lehtë nga një pishinë e vetëdijes në tjetrën.  Ajo i do këto pellgje, krijesa që i rrethojnë secilin nga kyçet. Por para se të kalojë në rrugën tjetër, Virginia pikasë pellgun e saj: ai rrjedh me shiun, ngrihet lartë, bëhet thellësi, lum i trazuar. Ajo nuk do ta mbijetojë këtë…

“Shtrigat e letërsisë”, të pasqyruara në këto imazhe janë një  version ndryshe i personalitetit të shkrimtareve përmes ilustrimeve, që nxjerrin në pah një analizë unike të karakterit të tyre gjenial dhe shkrirjes së tij në veprat e njohura, që renditen në krye të letërsisë botërore, si një thesar dhe pasuri e rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat