Pasi u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e këngëve të Beatles-ave, mësuesët anglezë ndalohen në Shqipëri

Kultura

Pasi u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e këngëve të Beatles-ave, mësuesët anglezë ndalohen në Shqipëri

Nga: Aurenc Bebja Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 09:18
The Beatles

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1967, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato francezë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Francezë, mësues të anglishtes në Shqipëri

Franca i siguron mësues të anglishtes Shqipërisë.

Image

Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.

Image

Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.

Frengjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.

Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat