O popull, kur do zgjohesh...?

Kultura

O popull, kur do zgjohesh...?

Nga: Petrit Dibrani Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 19:28
Petrit Dibrani

O popull, ti po vuan!

O popull, ty ç’do ditë padrejtësi po të bëhet!

O popull, pse po qëndron vetëm i fjetur?

O popull, a po i sheh padrejtësit që po ndodhin?

O popull, pse kemi derdhur gjak?

O popull, pse jemi flijuar për Atdhe, të jetojmë të varfër dhe të nënqmuar, ma thuaj pse?!

Pse luftëtarët e Lirisë i dhanë gjymtyrët e trupit, që ne të jetojmë në varfëri?! 

O popull, jemi të varfër në mendje apo ç’farë po ndodhë, kur do zgjohemi ne!?

O popull, trojet tona etnike po zbrazen, të rinjët tanë ç’do ditë po e braktisin Atdheun dhe ne po heshtim, po qëndrojmë të fjetur në gjumë!

Thuajse ç’do ditë padrejtësi, nepotizëm dhe hajni!

Ti popull, s’po reagon! A mos ndoshta kjo gjendje e rënduar ty popull po të konvenon?!

Popull zgjohu mos prit, askush s’do veproj dhe punoj për ty, nëse t’i nuk zgjohesh....

 Fatkeqësia e njerëzisë vjen nga mungesa e vullnetit. Ajo ndalon perfeksionimin moral dhe s’na lë të korrigjojmë të metat tona…

O popull, duhet të kemi kurajo dhe guxim të themi të vërtetën, të bardhës ti themi të bardhë dhe të zezës- të zezë.

Është virtyt i madh njerëzor të duam dhe të veprojmë të jemi, ashtu si duam, të dukemi ose të rrëfehemi ashtu si jemi.

Me keqardhje, po realitet dhe e vërtetë....!

Shqiptarët duke mos qenë të mësuar me jetën politike, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’kanë  kuptuar dot akoma barrën, peshën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente - e pamvarur.

Zgjohu popull, nda taksat tona të tjerët po pasurohen, ndërsa e ç’do ditë e më shumë po varfërohemi.....

Zgjohu popull....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat