Nga Antologjia agimiane e poetit Agim Desku

Kultura

Nga Antologjia agimiane e poetit Agim Desku

Nga: Agim Desku Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Agim Desku

ÇUDI?

Veç unë duhet t'i ruaj thëniet e vjetra

Së ujë fle e armiku s'fle

Ç'më bëhet së lexoj përralla t'La Fontenit

Apo jetoj në kohën e një mijë e një nëtëve

Luftëtarët ka kush t'i mbroj në liri

I mbron emri i shejtë i betejave çlirimtare

S'kanë tjetër emër vëç të të shejtit

Çlirimtar

Sëcila kohë e brezave të mi ishte e njëjtë

Pesë shekuj të rebelizmit tim nuk harrohen

Masakrat mbi popullin tim pse bota i harron

Janë këtu rrënjët e mia edhe para Adamit

Më sytë e Evës pikturuam paqën

Kudo kah shkëlen çlirimtarët

E di Evropa cilët janë vrasësit e mi

Foltoreve ma kryqëzojnë fisin tim t'shejtë

Në vend t'pëllumbave t'kopshtit tim

Mos i përqafo korbat e fytyra demonësh

Ishte shpata e shejtë e Gjergjit

Që ta shpetoj nderin Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat