Flamuri i Çamërisë

Kultura

Flamuri i Çamërisë

Nga: Atdhe Geci Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 18:11
Atdhe Geci

Zbrit në tokë zoti im, shih se çka

bëhet, atdheu ynë  po zvogëlohet

festo, kemi një lindje që s´vdesë,

ditën e Republikës  së  Çamërisë.

Më quajnë Festim Lato, jam çam

s´ jam orakull po nip i perëndive

fëmiu i nëntë çam  i  nënë  Dajes

më i vogli i 4 motrave  dhe  pesë

vëllëzërve, në  kokë  kam Pirron,

dhe 15  mijë  vjet  jetë  shqiptare.

 

Çamëri, jeta  ime  është  ndryshe

nga  jetët  e  zakonshme , lotët  e

nënës sime janë lot  të  dhimbjes,

lot që thërrasin qenien  e kombit!..

Greqinë e  kam  hedhur  në  gjyq,

në gjyqin ndërkombëtar të Hagës

Me  shpalljen   e   Republikës  së

Çamërisë, në  Kuvendin çam dhe

arvanit, e zhvarrosëm  nga heshtja

shekullore hirin e lashtë pellazgë

Bacë, Ali,  Idajet  dhe  Bardhosh

rrënjë ullirit,  e kam lidhur fjalën

aty e kam mbjellë  lotin e  lashtë

që mos ta thaj era e as vërshimat

Shumë diell e hënë ka  nëpër ulli

shijen e frutit  në  gjuhë  e  ndiej!...

 

 

Çamëri, ti që e le  pikën e gjakut

tënd kopshteve, arave  dhe  malit,

shesheve të qyteteve  e rrënojave

po  të  rilindim  me  gjak trimash,

me dashuri nënash  të  plagosura

dhe me gjak epokash  të  atdheut!...

Çamëri, të  desha, dhe  më deshe,

Në  shqipen  e  Zeusit  po  flasim:

Të lypa, tëgjeta!Më lype të erdha,

Ky jam Festim Lato, çamërioti yt,

ai që s´lejoi  që  çështja  çame  të

heshtet  dhe  të  mbetet  e harruar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat