Keni për ta paguar

Kultura

Keni për ta paguar

Nga: Neki Lulaj Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:06
Neki Lulaj

Do i  paguani një ditë të gjitha  

Ju që krekoseni  me  lëvdatat fallco të -pavlera  

Për mëkatet tuaja të mëdha   

Për buzëqëshjet tuaja e pështira  

Për fjalët që janë vetëm  gënjeshtra.  

  

Keni me i pague  

Torturat e vrasjet mizore me zemrën e djallit 

Për pritat e plaçkitjet  tinzare në pabesi  

Për pasuritë e paligjshme në kurriz të sovranit  

Për lotët e nënave qe pikojnë si bora në qershor duke u shkrirë.  

  

Keni me i pague të gjitha  

Ju bastardë kuislingë  

 që vratë trimat pas lufte, pas shpine  

Gjaku i tyre nuk është verë në gotë që të pihet  

Do  ju ndjekë mallkimi e  amaneti i tyre  nëpër vite. 

Për amantetin e madh të diellit me rreze lirie 

  

Keni me i pague të gjitha  

Ju, matrapazët e profeterit e lirisë  

Ju që shqyeni gurrmazin me fjalë tribunash mburravece 

Ju mëkatarë që jeni ulur në sofrat banditeske  

Ju që i latë fëmijët jetimë në rrugë të largëta jete. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat