In Memoriam

Kultura

In Memoriam

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:43
Muhamet Bekteshi dhe vëllau i tij e meritonin që tu bëjmë një homazh të veçantë

Ditet e dhjetë nëntorit, 2020 dhe dita e shtatë nëntorit 2020, kurrë më mos u përseritë për banorët bllacian, që humbi tre qytetar e tij, Ramiz Graziun dhe dy vëllezërit Muhamet dhe Rifat Bekteshin, dhe dëshmi se kjo pandemi ende ekziston.

Ky vit ku jemi 2020 viti i brishtë që kurrë pos u përseritë për banorët e fshatit Bllacë komuna e Therandës, por edhe për tjerë, pandemi që përfshiu e gjithë botë dhe me mija e mija ka bartur me vete shpirta të njerëzve në gjithë botë. 

Ramiz Guraziu ( 1962-2020)

Dita e marte, e dhjetë nëntorit të vitit në vazhdim, e këtij viti të brishtë që kurrë mos u përsërit, nuk doli që të jetë e zakonshme për të gjithë! Një lajm mortor i shpërndarë gjithandej e këndej, e shndërroi këtë ditë në pikëllim e mërzi, pasi në orët e mëngjesit pushoi së rrahuri zemra e Ramiz M. Guraziu, nga katundi Bllacë i Therandës, derisa të shtunen me 7 nëntor, nuk munden t'i përmallojnë kësaj pandemie vëllezërit, Muhamet dhe Rifat Bekteshi.

Lamtumirë Muhamet e Rifat Bekteshi, dhe Ramiz Guraziu

Lajm i kobshëm për ndarjën e papritur nga pandemia të vllezërve Bekteshi dhe Ramiz Guraziut ishte i kommbshëm, jo vetëm për familjet e tyre por për gjithë banoret e komunës së THerandës. Vdekja i ndau tinëzisht nga ne dhe familja në kohën kur kishim shumë nevojë për ta.

Muhamet Bekteshi dhe vëllau i tij e meritonin që tu bëjmë një homazh të veçantë, për jetën e tyre plot shqetësime, sakrifica e përkushtim të madh për shkollën dhe fshatin.

Jeta dhe vlera e njeriut nuk matet me vitet që jetoi, por se çfarë bëri e çka i dha shoqërisë. Muhameti dha shumë për fshatin dhe shkollën. Një jetë me ditar në dorë në rolin e edukatorit në këtë mision të shenjtë. Ai mbi supet e tij mbarti barrën e rëndë të edukimit dhe arsimimit të shumë gjeneratave.

U lind më 20.06.1948 në fshatin Bllacë. Në vitin shkollor 1964/65 e kreu Shkollën fillore në Bllacë si gjeneratë e parë. Normalen në Prizren në vitin 1970 me sukses të shkëlqyeshëm.

Më 1 09.1970 emërohet si mësues i klasëve të ulta në Bllacë. Krahas punës që bënte me nxënës, me korespondencë në mars të vitit 1973 diplomoi në SHLP "Xhevdet Doda" në Prizren grupin fizikë- matematikë, dhe tani jep këto lëndë në fshatin Bllacë dhe Duhël. Këto lëndë i ka dhënë edhe në QAMO "Jeta e Re" në Suharekë në vitin 1980. Me 2.o9.1982 emërohet drejtor në Shkollën fillore "Abdullah Shabani" në Duhël deri më 1.09.1987.

Pas pavarësimit të Shkollës fillore të Bllacës aty emërohet si drejtor deri në vitin 1994. E prej këtij viti prap punon me nxënës të kësaj shkolle.

Derisa ka punuar në arsim pati rezultate shumë të mira si mësues dhe drejtor. Në fshat ishte në mesin e gjeneratës së vjetër në çdo rast në pajtimin e ngatrresave. Ishte i suksesshëm edhe në biznes. Tërë familja e gjërë e tij tani punoin në Kosovë. Ishte edhe bamirës. Përveq ndihmave tjera me rastin e pandemisë ndihmoi me 3500 euro të varfërit.

Mësuesit ishin ata që vuan gurthemelet në ndërtesën e shkollës shqipe për ta ngritur ate sipas modeleve Evropiane. Muhameti ishte i dashur për të gjithë dhe kurrë nuk u lodh nga puna dhe hallet. Spikati si mësues i aftë me vizion të qartë teorik dhe praktik. Për Muhametin ishin këto vite të zjarta e të frytshme të tij dhe shokëve me të cilët punuan në arsimin e gjeneratave të reja. Ky mësues i hapi dyert e jetës dhe dijës për shumë gjenerata

Si mësues dhe drejtor ishte komunikues me nxënës dhe kolegë në shkëmbimin e përvojës që kishte, ishte arsimdashës dhe përfaqësues i së resë dhe përparimtarës dhe i arsyeshëm në mendime dhe veprime.

Muhameti do të kujtohet në vazhdimësi me nostalgji, respekt e nderim të veçantë sepse me ate që bëri e kontriboi ka lënë vepër me vlera në arsenalin e historisë së shkollës dhe fshatit.

Puna e tij ishte plot shqetësime, peripeti e telashe, plot andralla, për të cilat ai nuk mund të qëndronte aspak indiferent e të mos shqetësohej për çfarë ndodh rrotull tij.

Me një ceremoni modeste, në vitin 2014 ai e mbylli karierën e tij mbi 40 vjeçare si emblemë e arsimit shqip. Kolektivi Shkollës fillore " Ramë Bllaca" i bëri një përcjellje madhështore. Pas daljes në pension e deri sa ndërroj jetë bëri jetë aktive me miq e shokë. Të gjithë ne humbëm një inspirues të arsimit shqip.

Me këte humbje zemrat tona janë ligështua, sytë na janë përlotur, e ne nuk do ti harrojmë kujtimet që patëm me te. Na mungon prania e dy vëllezërve , dhe Ramizit na mungon buzëqeshja dhe fjala e tyre. Vlera e tyre nuk do te venitej por do të qëndrojë në lartësitë që i kanë dhënë Bllacës.

Edhe Rifati si vëlla i Muhametit ka punuar në IGK " Ballkan" të Suharekës derisa e larguan serbët me punëtorët tjerë. Ishte i siqertë dhe i dashur me ata që ka punua. I donte dhe kishte respekt edhe te bllacjanët.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ramiz Guraziun dhe vëllezërit Bekteshi.....Derisa Ramizi ishte mbajtsi i familjes dhe menjëherë pas lufte e pësoi një fatkeqësi dhe humbi njëren këmbë,dhe si invalid asnjëherë nuk pushoi dhe nuk u largua nga puna e tij derisa shkoi në amshim.

Deri tani edhe pse JEMI 20 vjet pas lufte asgjë për gjithë këto vite,shteti nuk kishte interesim që së paku diku jashte ta dergoj dhe do ishte sheruar,pasi disa me këtë diagnozë që ai është përballuar,disa edhe kanë patur sukses.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat