Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s’ka e kocka thyen

Kultura

Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s’ka e kocka thyen

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Foto Ilustrim

• Zoti na ka dhanë dy veshë e një gojë me ndigjue ma shumë se me fol.

• Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë.

• Shoku sa duhet, aq qortohet.

• Në rrugë me mjegull e në ujët e turbullt mos hyn.

• Me mikun ha e pi, por tregti mos ban.

• I fundit ja do qajë, ja do qeshë.

• Gabimet që harrohen, përsëriten.

• Duel shkresa, iku besa

• Budalla merret vesh ma mirë me budallët se me të urtit.

• Asht hana, si na e ka anda.

• Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshpërohet.

• Gjuha kocka s’ka e kocka thyen.

• Dija është drite, padituria errësirë.

• Edhe budalla e ka kryet si njeri.

• I keq lesha pa fat mos lesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat