Me laps në dorë

Kultura

Me laps në dorë

Nga: Zymer Mehani Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 07:56
Zymer Mehani

Vijnë e ikin motet
Prore ato ndërrohen
Me lapsin në dorë
Mësuesi mat kohën

Ditët s'ndalen, rendin
Ato ikin me radhë
Udhëtojnë pa u lodhur
Pas duke na lënë mall

Mësuesi s'po na flet...
Ai, është dritë për brezat
Me duar t'veta
Lumturinë gatoi
Për jetën e re
Për këngën e re
Për shpresën e gëzimin...

Zemra e tij-
Abetare plot germa
I Tiji shpirt-
Rreze dhe dritë
Dhe shkollë e re
Për të gjithë ne

Mësues i dashur
Kënga më e bukur
Të takon
Plot ëmbëlsi
Çdokush, ngado
Ta ka lakmi....
T 'kujtojmë përherë
Me mall e nder!

Vështirë e kemi
Mësues, pa ty
Nderi t'takon
Si galaksion...

Jeta na jep
Dromca hidhërimi
Kupa zhgënjimi
Oqean pikëllimi...

Fjala jote -dritë
Mësuesi ynë
S'deshëm t'shndërroheshe
N't'hidhur kujtim!

Ne me kujtimet
Kërrusur, dërrmuar
Rrugicave t'errëta
Duke shtegtuar...

Mësues i dashur
Ç'mund të jesh tjetër
Veçse një mall
Në pllakë të zemrës!

Kur ike ti,
Eklips i diellit
Përdhe u rrëzua
E ne me mall për ty
Si gjethe vjeshte
Me lot në sy...

Sa herë na flisje ti
Ylberi humbiste
N 'guackën pa perla...
E dashuria për të tjerët
Rritej, bëhej det...

E tani, kush do t'na flasë
Mësuesi ynë
Kjo do të mbetet
Fare enigmë...
Për ty fjala ishte e shenjë
Dhe besa e shtrenjtë.

Pa ty
Mësuesi ynë
Kudo vjeshtë
Zvetnim
Gjethe të rëna
Pikëlkim!...

T ike
Na le lamtumirën memece
Në të vetmisë strehë
Na le, mësuesi ynë
Me lot t'ngrirë n'pikëllim...

E shtunë-
Ditë e rëndë sa dhimbja
Ditë e zezë si hija
Ditë e gjatë sa nata pa gjumë
Ditë e rëndë sa mëkatet shumë...
Sa ngadalë hecte
Ajo ditë e trishtë
Sterrë, skëterrë, e brishtë!...

Atë ditë
Shumë dëshira u venitën
Çdo gjë u fundos
Nl lumin e ftohtë të dhembjes
Atë ditë të shkretë
Heshtja mbretëronte e zbehtë
Atë ditë, vërtet
Kënga e etshme për jetë
U ndërpre në mes...

Për ty

Shumë zemra për ty
Sot po qajnë me lot
Me lot po qan dhe qielli
E s’po zbardhëllon dot

Për ty hidhërimi
Na goditi në zemër
E si plumb na vrau,
Na hapi shumë plagë
Vuajtje e lëngatë

Loti ynë i rrumbullt
Nis e rrëshqet vetë
Për këtë mik e vëlla
Dhemb zemër e shkretë

Miku ynë për ty
Po na dridhet zemra
Si prej termetit toka,
Si barka në stuhi...

Janë mbytur në lot
Vogëlushët për ty
ABC-në ua mësove,
Të gjuhës amtare
E ata me gëzim e prisnin
Festën për Abetare

Pa ty mësyes i dashur
E rëndë është dhimbja
E rëndë si një meteor,
E rëndë sa rruzulli tokësor

Zemrat sot po qajnë me lot
Me lot qau dhe qielli
E dot nuk u ndal
Të ndrittë përherë shpirti
Si një llambadar

ZEMRA M’U THYE

I

Për ty, mik i zemrës sime

Seç m’u bë e trishtë dita

Zemra ç’m’u thye rropamë

Zi si futë u bëra, korb me krrokamë

Lajmi i hidhur pelim

Na solli lot e pikëllim

Për ty kemi DHIMBJE në zemër

MËSUES, o i bukuri emër

T’kemi DHIMBJE E LOT

S’mund të të harrojmë dot

II

Shpirtin tim rebel dua ta mërgoj

Kthimin e t’pakthyeshmes ta kërkoj

M’u thye zemra ime, u lëndova

Fluturim n’kujtime kalërova

Dhe kam qarë pa lot

E lot s’kam as sot

Shndërruar në copëza e thërmia

E zemra ç’m’u dogj nga mërzia

Ca lotë të rrumbullt më ranë

Në shpirt më gjakosën, më vranë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat