Kompetencat

Kultura

Kompetencat

Nga: Fatmir Lohja Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 08:16
Fatmir Lohja

Në atë botë tregohej kjo anektodë:

” Një drejtor na kishte pas qënë qejfli grashë. Sekretaret i zgjidhte për merak. Një ditë prej ditesh i ra në kokë edhe zevendesdrejtorit për flokverdhën e brishtë ,që drejtori e mbante pranë tan lezet. Jep, e merr , sekretaria nuk i dorëzohej zëvëndësit të jaranit të saj. Pas kërkesave të vazhdueshme ,për ta larguar,ose për ta mbajtur pranë, njëherë e përgjithmonë zevzekun, vendosën një bast, me pagën mujorë. Nëse zëvëndësi e kënaqte tre herë brënda ditës, do t’i merrte edhe pagën mujore, në të kundërten fitonte bastin dama.

Të nesërmen në mëngjes dama shkon shend e verë në punë , ndërsa zëvëndësi me turi të varur. Fitoren ia tregon jaranit. Ai menjëherë thirri në zyrë zëvëndësin:

Merri paratë që humbe dje ! Mos luajm më me bukën e kalamajve! Po të hysh më në kompentecat e mia , do ta pësosh keq! - e urdhëroi me ton zënvëdësin grindavec.

Thuhet se zëvëndësdrejtorët zunë mend. Edhe drejtorët e tjerë i panë hajrin, marketingut të tyre , për të mos u hyrë më në kompetencat. Vënd e pa vënd, edhe ne beqarëve, na e tregonin. Habiteshim pse qeshnin pleqtë , me anektodën imorale !?

Përsëri pyetja “shteruese”: “Pse t’u kujtua?

Ne nëpunesit e thjeshtë me veshtirësi po mbyllim muajin. Na kërkohet llogari nëse i kemi paguar dritat edhe ujin. Po na faturohen shuma monetare pa i parë aspak sahatat përkatës. Përvaç kësaj, tinëzisht, janë futur shumë tatime edhe taksa.” Do t’i paguash detyrimisht, se kanë dalë në sistem!?”- është përgjigjja standarte në sportelet kompanive shtetërore.

Nuk mund të dalësh në rrugë se të mbysin me gjoba policët e shumtë. Komshinë tim të mirë e mbajtën disa ditë në komisariat, se pa shtrëmbër patrullat e policisë. I ka zet sojin e tyre ,që kur e patën arrestuar për agjitacion e propogandë. Per shtatë vite rresht as përqindjet e inflacionit zyrtare, nuk na i kanë rimbursuar. Po bëhen thirrje të ulen pagat , pensionet në masen dhjetë për qind. Po deklarohet në media të ndryshme se barabar na paskan vjedhur si të majtët , edhe të djathtët.

Në këtë katrahurë mjerane ekonomike ,t’i falësh opozitës para zgjedhjeve parlamantare vila në qytete, në bregdet, në mal, në dreqollë , të shkon mëndja menjëherë, se për të ruajtur kompetencat jepen dhuratat e shtrejta, dhe imoraliteti mbetet i njëjtë me anaketodën që rrëfyem më sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat