Baladë për arkeologun

Kultura

Baladë për arkeologun

Nga: Albert Habazaj Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:57
Akademik Muzafer Korkuti dhe arkeologu Novruz Bajrami

I.Vëllazëri e Bajrame

Në çdo stinë - lule bajame.

 

Buron barku ' Çelo Metes

Shporta me yje rreth vetes.

 

Nga Tërbaçi, nga Shëngjergji

Zbriti poshtë, mallpikur erdhi.

 

Nga Drashovica në Vlorë

Musai yje mbledh me dorë.

 

O Novruz, t'u çelen shtigjet:

Mik me malet, shok me brigjet.

 

Të dha zjarr të kapje maja

Hënë Merkaj Lapardhaja.

 

Një çekiç, një dalt', një lupë,

Kazma për gërmim në sup.

 

Na dhe në pëllëmbë të dorës

Visaret nën dhe të Vlorës.

 

II.

Kjo këng' me lot ma mbush synë,

Ç'u bëre, o Nokja ynë?!

 

Vlora fsheh antikitete,

Noke, i more me vete.

 

Harta arkeologjike

U drodh, e ndjeu që ike.

 

O Noke, o blet' e punës,

U fike në mes të udhës.

 

Në krahë të kaltër zogu

Fluturon arkeologu.

 

Noke, o kujtesë fisnike,

Jep e merr mesazhe drite...

 

O Noke, Noke vëllai!

Për ty po shkrihem në vaj.

Qysh ike si bukurë,

O vëllaaa, o Nokëëë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat