Lumja ti Tropojë

Kultura

Lumja ti Tropojë

Nga: Bukurie Buçpapaj Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Lumja ti Tropoja fisnike

Sa trima e artista linde e i rrite

Artista me vlera të larta

Një ndër ta Skender Haklaj

Fjalët e germat shkruhen vet

Për këtë artist të madh

Por nuk është aq e lehtë

veprat e tua t'i hedhesh në varg

Mjeshtër i madh e profesor i nderuar

Koreograf e valltar i talentuar

Shpirt e jetë i dhe valles sonë

Në maje të larta ti po e çon

Kur ke kërcye ti vallet tona

Me aq mjeshtri që veç ti di

Të ka njoftë Shqipëria e bota

Me sa bukur që i interpreton ti

Epos je nē valle tona

Lengjendë e gjallë mbetesh ti

Sa larg të ka shku jehona

Mbetesh simbol për breza të ri

Sot je shembull në Shqiptari

Për në ONESCO po e udhëzon ti

Me shumë talente nga kjo malësi

Artist i vlerave të larta

Do të mbetesh në perjetësi

Ndër breza ke me u kujtue

Se perjetësove vallen tonë

Nepër shekuj s’ kem me të harrue

Skender Haklaj vëllai i jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat