Letrat e Bembos për të dashurën: Me zemër puth dorën e zonjës, pasi që nuk mund ta bëj me buzët e mia

Kultura

Letrat e Bembos për të dashurën: Me zemër puth dorën e zonjës, pasi që nuk mund ta bëj me buzët e mia

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 19:19
Lord Byroni

Letrat e dashurisë së dy të rinjve qenë ato të cilat e mahnitën poetin anglez të kohës së romantizmit, Lord Byronin. Rreshtat e shkruar për njëri tjetrin me plotë ndjenja nga Lucrezia Borgia dhe poeti Pietro Bembo, bënë që të marrin epitetin “letrat më të bukura të dashurisë në botë” nga Byron, e që më vonë u shndërrua në emër të veprës së publikuar.

Pietro Bembo ishte një nga poetët dhe studiuesit më të respektuar të kohës së tij. Ai lindi në një familje aristokratike veneciane dhe pati një karrierë të shkëlqyer, duke arritur sukses të dukshëm në politikë, kishë dhe arte. Në anën tjetër, Lucrezia Borgia ishte një fisnike spanjollo-italiane e cila do të bëhej edhe Guvernatorja e Spoletos, një qytet në Itali.

 Lidhja e fshehtë e dashurisë që ata patën për gjashtëmbëdhjetë vite ishte aq e rrezikshme sa edhe e apasionuar, dhe letrat e tyre të cilat janë unike për periudhën e Rilindjes italiane, janë një dëshmi e një marrëdhënieje me bukuri të rrallë dhe për një shoqëri feudale me kufij të rreptë, shtytje dinastike të errëta, ambicie të pakufishme politike dhe gallatë të jashtëzakonshme.

Njëra nga letrat e shkruar nga poeti Pietro Bembo për të dashurën e tij:

Venecia
18 tetor 1503

Kanë kaluar tetë ditë që kur u ndava nga ff, dhe tashmë është sikur të kisha qenë tetë vjet larg saj, megjithëse mund të pranoj se nuk ka kaluar as një orë pa e kujtuar atë, e cila është bërë një shoqëruese aq e afërt e mendimeve të mia sa tani më shumë se kurrë është ushqimi i shpirtit tim; dhe nëse do të duhej të qëndronte kështu kjo gjendje disa ditë më shumë, siç duket se duhet, unë me të vërtetë besoj se do ta merrte përsipër shpirtin tim, dhe unë pastaj do të jetoja dhe do të lulëzoja duke e kujtuar atë siç bëjnë burrat e tjerë dhe nuk do të kisha jetë përveçse duke e menduar atë.

Lëreni Perëndinë që rregullon gjithçka të bëjë si të dojë, për sa kohë që në këmbim mund të kem aq pjesë të saj sa do të mjaftojë për të më bindur se ungjilli i afinitetit tonë është i bazuar në profecinë e vërtetë. Shpesh e gjej veten duke kujtuar disa fjalë të caktuara që më ishin thënë, disa në ballkon me hënën si dëshmitar, të tjerat në atë dritaren që do ta shikoj gjithmonë me kaq kënaqësi, me të gjitha veprimet e dashura dhe të hirshme që kam parë te zonja ime e butë duke performuar – sepse të gjithë po vallëzojnë në zemrën time me një butësi kaq të mrekullueshme saqë më shtyjnë ta lus me një dëshirë të madhe që ta provojë cilësinë e dashurisë sime.

Unë kurrë nuk do të jem i kënaqur derisa të jem i sigurt se ajo e di se sa ndikim ka në mua, dhe sa i madh është zjarri që vlera e saj e ka ndezur në gjoksin tim. Flaka e dashurisë së vërtetë është një forcë e fuqishme, dhe mbi të gjitha kur dy dëshira të barabarta e të përputhura pretendojnë të shohin se kush do më shumë, secili duke u përpjekur që të dhuroj provë më jetike…

Do të ishte kënaqësia më e madhe për mua të shoh vetëm dy rreshta nga dora e ff, megjithatë nuk guxoj të kërkoj aq shumë. Uroj që zonja juaj të veproj çkado që mendoni se është më e mira për mua. Me zemër puth dorën e zonjës, pasi që nuk mund ta bëj me buzët e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat