Arti në zi! Shuhet regjisori i madh Muharrem Fejzo

Kultura

Arti në zi! Shuhet regjisori i madh Muharrem Fejzo

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 08:21
Muharrem Fejzo

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare regjisori i madh shqiptar Muharrem Fejzo.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar djali i tij, Joe Fejzo.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”  shkruan ai.

Fejzo e nisi karrierën artistike pas përfundimit të studimeve në Liceun Artistik. Ai fillimisht punoi si skenograf në operetat “Rusalka” dhe “Nusja e shitur”. Fejzo ka realizuar bustin e “Zonjës Çure”, ndërsa si regjisor, ai ka realizuar filmat “Mësonjtrotja”, “Kapedani”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur” apo  “Mëngjese të reja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat